Nano: Vota, t`i largojë qytetarët nga 21 janari

Ish-kryeministri i vendit Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Xhoana ka votuar sot në njësinë numër dhjetë te shkolla "Dora DIstria”.
Në një prononcim të shkurtër për mediat ish-kryeministri Nano ka deklaruar se kjo ditë përfaqëson shumë për shqiptarët.
“Ne jemi larg zgjedhjeve të komunizmit, jemi larg zgjedhjeve të 97, jemi shumë afër e Europës shpresoj që kjo votë t`i bëjë qytetarët të largohen nga 21 janari të tjerë” theksoi Nano.