Topi me kreun e ODIHR Zgjedhjet vendimtare per rrugetimin drejt BE-se
Presidenti Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim pune në zyrën e tij me Drejtorin e Përgjithshëm të ODIHR-it, Janez Lenarçiç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Në takim, ishte i pranishëm kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart.
Pasi shprehu fillimisht mirënjohjen për ndihmesën dhe kontributin e vazhdueshëm të organizmave ndërkombëtare, Topi vlerësoi angazhimin dhe punën e pakursyer të ODIHR-it me dërgimin e një misioni të gjerë vëzhgimi, për të ndihmuar jo vetëm në mbarëvajtjen e procesit përgatitor të zgjedhjeve të 8 Majit, por edhe në realizimin me sukses të tyre.
“Përfundimi i zgjedhjeve sipas rregullave ligjore e brenda standardeve demokratike, e sidomos pa incidente, mbetet me mjaft rëndësi për të ardhmen e vendit dhe të shtetasve shqiptarë, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore”, u shpreh Topi gjatë takimit.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës, duke ritheksuar rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve jo vetëm për të përcaktuar përfaqësuesit e rinj të organeve drejtuese të pushtetit vendor, por edhe për të treguar nivelin e demokratizimit të shtetit shqiptar dhe “hedhjen e një hapi vendimtar e cilësor në rrugëtimin integrues drejt Bashkimit Evropian”, vlerësoi edhe punën vetmohuese të forcave të rendit dhe të institucioneve të tjera mbështetëse e kontribuese direkte në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Kreu i Shtetit shprehu besimin se shqiptarët do të dinë të tregojnë aftësinë dhe maturinë në realizimin e zgjedhjeve të drejta, korrekte e të ndershme.
Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i ODIHR-it, Janez Lenarçiç, pasi falënderoi presidentin Topi për pritjen e rezervuar, vlerësoi maturinë, rolin e rëndësishëm e konstruktiv të kreut të shtetit shqiptar edhe gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor.
Lenarçiç informoi për punën konkrete dhe monitorimet që do të vijojë të kryejë misioni i vëzhguesve në rang vendi dhe për raportin paraprak me të cilin ODIHR-i do të dalë në përfundim të këtyre zgjedhjeve vendore.
Gjithashtu, kreu i ODIHR-it vuri në dukje se “Kodi Zgjedhor përbën një themel të kompletuar teknik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, porse ajo që nevojitet më së shumti është angazhimi i partive politike për të respektuar qëllimin e ligjit”.