E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama reagon pas incidentit Berisha ndodhet ne panik

Kandidati i PDIU telefonon rivalin socialist Distancohemi nga dhuna

Incidentet e fundit qe perfshine dje kandidate dhe simpatizante te Partise Socialiste sollen edhe reagimin e kreut te Partise Socialiste Edi Rama. Ne nje prononcim per mediat pas ngjarjes kur banesa e kandidatit socialist te njesise vendore numer 7 u trondit nga tritoli Rama theksoi se keto sulme jane pjese e nje strategjie qe synon frikesimin e qytetareve dhe mbajtjen larg te tyre nga kutite e votimit me 8 maj. Por per incidentin qe ndodhi dje me Erion Koken reagoi edhe Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ne emer te koalicionit Aleanca per Qytetarin te drejtuar nga PD. Ky reagim ku denohej dhuna erdhi nga PDIU per shkak se kandidati i kesaj partie Krenar Alimehmeti perballet ne njesine numer 7 me Erion Koken.

Opozita

Kreu i opozites Edi Rama e cilesoi ngjarjen rezultante te panikut prej te cilit eshte perfshire mazhoranca. Keto jane shprehje ekstreme te panikut qe ka perfshire Saliun ne vigjiljen e nje disfate te paralajmeruar. Frika eshte e vetmja shprese e regjimit dhe permes presioneve kerkohet te pengohen qytetaret te votojne deklaroi Rama. Ai ka vleresuar ne keto ngjarje te njepasnjeshme nje fill te qellimshem qe synon parandalimin e pjesemarrjes masive ne zgjedhje per te cilat selia roze parashikon fitore. Ne fakt ne shumicen e incidenteve te ndodhura PS ka akuzuar kryesisht Levizjen Socialiste per Integrim te cilen ende e sheh si gur zhbalancues votash edhe ne Tirane. Ne kete fryme Rama beri thirrje per pjesemarrje ne zgjedhje pasi perndryshe disa incidente te dhunshme do te rezultonin si nje element riprodhues per nje pushtet nga i cili sipas tij qytetaret duan te ndahen. Keto zgjedhje jane shume per cdo qytetar per te mos marre pjese ne votim dhe per te rene pre e atyre qe duan me cdo kusht te dekurajojne pjesemarrjen ne votim. Duan me cdo kusht te ulin nivelin e pjesemarrjes se nje mase te madhe qytetaresh qe pavaresisht se ne cfare beson idealisht konkretisht e ka te domosdoshme qe te clirohet nga kthetrat e nje pushteti qe cdo dite e me shume po asfikson demokracine dhe ekonomine vijoi kreu i PS. Mbi kete arsyetim te bere pritmeria per incidente te tjera sa vjen dhe perforcohet dhe me gjase priret te prodhoje efekte konkrete mbi votuesit.

Mazhoranca

Shtabi elektoral i kandidatit per kryetar te Njesise Bashkiake nr. 7 Krenar Alimehmeti e konsideroi dje ngjarjen qe i ndodhi familjareve te Erion Kokes si nje akt kriminal qe duhet te zbardhet sa me shpejt te jete e mundur. Zedhenesja e Alimehmetit deklaroi ne emer te shtabit te mazhorances ne njesine 7 se te gjithe aktoret politike ne vend duhet te benin nje fushate te qete qytetare dhe europiane ne emer te se mires se perbashket dhe stabilitetit te vendit. Po keshtu ky shtab theksoi se kandidati Krenar Alimehmeti pati nje telefonate me Erion Koken ku i shprehu solidaritetin e plote njerezor dhe politik. Ne vijim Alimehmeti i ben thirrje autoriteteve shteterore qe ta shqyrtojne me perparesi kete akt me sfond kriminal dhe te nxjerrin perpara drejtesise autoret deklaroi perfaqesuesja e shtabit te mazhorances ne njesine vendore numer 7 ne kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›