E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne ambasaden ruse

E hene 02 Janar 2012 1537

AMBASADA RUSE NE TIRANEAgjencia ruse e lajmeve Itar-Tass ka raportuar ne diten e fundit te vitit 2011 nje incident ne ambasaden ruse ne Tirane.

Sipas kesaj agjencie mbremjen e 30 dhjetorit ne oborrin e ambasades eshte hedhur nje fishekzjarr dhe fatmiresisht nuk ka patur persona te lenduar apo deme materiale. Edhe pse behet fjale vetem per nje fishekzjarr te hedhur ne oborrin e selise diplomatike te Rusise agjencia Itar Tass flet per nje provokacion. Duke iu referuar zedhenesit te ambasades ruse Stanislav Lagutin agjencia flet per nje note proteste derguar ministrise sone te puneve te jashtme. Burime zyrtare nga policia e shtetit bejne te ditur se nuk ka asnje denoncim mbi te ashtuquajturin incident provokativ. Gjithcka mund te jete nje situate banale dhe rastesore. Nuk ka per momentin asnje te dhene qe te coje ne nje provokacion te qellimshem ndaj selise diplomatike te Moskes. Ajo qe ben pershtypje ne gjithe kete mes eshte tendenca e agjencise ruse te lajmeve per te shperndare neper bote nje banalitet qe nuk mberrin deri ne kufijte e lajmit edhe pse te gjithe presin nga Moska mesazhe demokratizimi sidomos pas zgjedhjeve problematike te mbajtura se fundi ne kete vend qe cuan edhe ne protesta masive. ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›