E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbarimi i festave, vijon fluksi në pikat e kalimit kufitar dhe porte

Vijon për të dytën ditë fluksi i lartë i udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar dhe portet e vendit.

Në Kapshticë, emigrantët që kthehen në vendet e tyre të punës kanë hasur vështirësi për shkak të numrit të vogël të sporteleve me të cilat punon pala greke. Në këtë pikë gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar të paktën 4500 emigrantë.

Mësohet se pala greke po punon me tre sportele: 2 në hyrje dhe një në dalje, ndërsa pala shqiptare punon me kapacitet të plotë. Më e qetë paraqitet situata në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku të dy palët vijojnë punën normalisht.

Ndërkohë, fluks i lartë udhëtarësh është shënuar edhe në portin e Durrësit, ku gjatë natës së kaluar janë nisur me tragete drejt Italisë rreth 2500 udhëtarë dhe 600 automjete. Sipas burimeve, përpunimi i dokumentacionit të udhëtarëve ka vijuar normalisht dhe pa shkaktuar vonesa.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në portin e Vlorës, ku po punohet me 9 sportele: 5 për udhëtarët dhe 4 për automjetet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›