Rama i thotë Berishës “gjysh”, vetëmbështetet mbi bastun
E kemi dëgjuar gjatë ditëve të fushatës elektorale që të shprehet shpesh për kryeministrin Berisha se ai është plak, gjysh, katragjysh. Kryetari i PS-së ja ka përdorur këto epitete për të thënë se Berisha është i lodhur dhe nuk mund të drejtojë më qeverinë. Por, një foto na tregoi një anë tjetër të Ramës. Pas një takimi me qytetarë të moshës së tretë, Edi Rama është parë mbështetur mbi bastunin e njërit prej të pranishmëve aty. Edhe pse në ca takime të tjera nuk ka dashur t’i thërrasin as zoti Edi dhe as xhaxhi Edi, ai ka pozuar me bastun, ndoshta për të thënë se një ditë edhe ai do plaket dhe do e ketë një të tillë.
(e.m/summerpages/BalkanWeb)
(e.m/summerpages/BalkanWeb)