E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne takimin e Rames ne Bulqize

Gati ka deshtuar takimi i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ne Bulqize, ku eshte prezantuar kandidati per deputet Shkelqim Cani.
Edi Rames i eshte dashur te nderhyje vete per te qetesuar situaten, kur disa simpatizante kane nisur te therrasin ne kor emrin e Ardit Kajes dhe te fishkellejne kur fliste Shkelqim Cani. Ardit Kaja eshte ish sekretar i qarkut te Dibres per Partine Socialiste dhe nuk ka qene i ftuar ne kete takim. I kontaktuar nga abc neës Kaja tha se nuk kishte informacion mbi detajet, por sipas tij salla prej qindra vetesh, ka brohoritur ne kor emrin e tij. Nderkohe stafi i kryesocialistit tha se personat qe kontestuan emrin e Shkelqim Canit nuk ishin me shume se 7 apo 8 vete. Ne momentin e nderhyrjes kryetari i Partise Socialiste ka kerkuar qe fishkellimat dhe nderhyrje te tilla te beheshin per kreun e mazhorances Sali Berisha. Sipas burimeve prane kryetarit te Partise socialiste incidenti zgjati pak minuta dhe Shkelqim Cani vazhdoi i qete me fjalen e tij.Ne Tëiter Rama shkruan se pas dy takimesh superentuziaste ne Burrel e Bulqize per programin, neser do te jete ne Peshkopi per Konferencen Rajonale per Dibren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›