Arta Dade Te rinjte ne PS te mirepritur por duhet ekuiliber
Deputetja socialiste, Arta Dade, kërkon gjetjen e një ekuilibri mes kandidatëve të rinj në PS dhe figurave që kontribuojnë prej vitesh në këtë parti. Gjatë një interviste për ABC news, n/kryetarja e Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme tha se nuk i trembet lëvizjeve në rrethe të kandidatëve.
Gjuhën e diplomacisë e njeh mirë. Arta Dade e shfrytëzon atë në maksimum ndërsa flet për marrëdhëniet me të rinjtë në PS. Kandidatët e prezantuar së fundmi nga Rama janë të mirëpritur, thotë për ABC news, por apelon për një kombinim eksperiencash dhe moshash.
Dade fton kolegët të mos shqetësohen për lëvizjet nga zonat që mbulonin deri tani. Ndërsa mendon se edhe elektorati nuk duhet të lidhet me emrat e përveçëm.
Për publikimin e listës së deputetëve thotë se është ende herët dhe ka vend për përmirësime. Ndërsa prezenca e saj në të nuk e shqetëson aspak.