E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidentet, LSI: Akte kriminale. PS: Sdo ketë falje, ja emrat e policëve

ralf-gjoni-aTiranë- Në një konferencë për mediat, Ralf Gjoni Sekretar Ndërkombëtar në LSI tha se dhuna në Qarkun e Kukësit ndaj aktivistëve dhe përfaqësueve të kësaj force politike është një akt kriminal.

…dënoj rëndë një seri aktesh dhune dhe presioni elektoral që po ushtrohet këto ditë, përsëri në Qarkun e Kukësit. Para 3 ditësh, pra në dt 16 qershor, Kreut të LSI në Fshatin Crnalevë Komuna Shishtavec, z. Eshref Islami, i është bërë kontroll dhe bastisje në shtepi nga efektivë të policisë së shtetit pa patur mandat. Më pas z. Islami është shoqëruar në Komisariat ku është mbajtur për rreth 4 orë. Sot në mëngjes, ndërsa Ministri i Brendshëm dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike Flamur Noka vijonte takimet e tij elektorale, është telefonuar Kryetari i LSI dhe Këshilltar në Komunën Topojan z. Rrustem Ahmeti dhe i është kërkuar të paraqitet në Drejtorinë e Policisë, pa asnjë lloj arsyeje.

Po sot, është ushtruar terror mbi Kandidatin për Deputet të LSI në Has z. Pëllumb Bardhoshi si dhe mbi të afërmit e tij. Forcat speciale dhe efektivë të policisë së shtetit, kanë zbarkuar në mënyrë të dhunshme Lagjen Bardhosh të Fshatit Qarr në Rrethin e krumës duke hyrë në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të LSI, të të afërmve të kandidatit,dukë bërë bastisje dhe kontroll të pamandatuar. Ndërkohë, sot në mengjes është shoqëruar edhe shoferi i z. Bardhoshi në Komisariatin e Hasit pas ndërhyrjes së rreth 30 efektivëve të policisë dhe të forcave speciale. Shefi i krimeve të zonës Shpetim Maçi ka qenë prezent. Kur është kërkuar nga z. Bardhoshi për arsyen e kësaj sjelljeje të paligjshme dhe të dhunshme, përgjigja nga policia ka qenë së nuk mund të jepen spjegime por se ka patur urdhën nga lart,-tha Gjoni.

Sipas tij është e qartë se Flamur Noka po kthehet nga Ministër në shkatërrues i zgjedhjeve me bekimin e Sali Berishës.

Dua që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të paralajmëroj Ministrin e Brendshëm Noka dhe të gjithë ata individë që kanë ndërmarrë një operacion kaq të shëmtuar terrori ndaj kandidatëve, aktivistëve, mbështetësve të LSI apo të çdo force tjetër politike, se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për aktivitetin kriminal, intimidues dhe kërcënues që kanë ndërmarrë.

Këto veprime antiligjore deri në kriminale për të intimiduar zgjedhësit, për të krijuar klimë presioni deri në terror janë ligjërisht të ndëshkueshme dhe janë tashmë të konsumuara në tentativë të plotë.

Keta lloj terrorucësh nuk trembin dot as pulat jo me hasianet, kuksianet dhe tropojanet, të cilët nuk kanë pyetur ndonjëherë për dhunën e Sali Berishës,-paralajmëroi Gjoni.

LSI-ja thotë se shteti i pas datës 23, do ti qepet këmba këmbës krimit. …të gjithë këtyre policëve, shiksave, forcave speciale që janë vënë në shërbim të kësaj dhune zgjedhore të Partisë Demokratike, deri sa të vendoset drejtësia dhe të japin llogari para ligjit për çdo akt terrori që po kryejnë. E themi këtë jo për hakmarrje politike, por si qëndrim politik për drejtësi.

LSI ka kontaktuar me zyrën e OSBE-ODIHR, Prezencën e BE në Tiranë, Ambasadën Amerikane dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ndalimin e kësaj dhune shqetësuese elektorale,-tha ai.

Në një deklaratë të policisë thuhet se Hazir Kallabaku, është arrestuar pasi u kap duke blerë vota në këtë zonë. Ai ishte në kërkim prej disa ditësh sipas forcave të rendit, por sot u ndalua në flagrancë.

Tahiri-ne-asamblePS: Policia po bën presion ndaj opozitës. Tahiri: Ja 40 efektivët e përfshirë

Incidentet në Kukës i ka denoncuar ashpër edhe selia rozë. Saimir Tahiri tha në deklaratë për mediat se po bëhet presion ndaj mbështetësve të opozitës në vend.

“Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, janë kthyer në reparte militantësh, me shefa komisariatesh, oficerë, agjentë dhe inspektorë që bëjnë nga mitingashët deri te informatorët apo dhe agjitatorët e partisë në pushtet, ndërsa ca drejtues të Policisë së Shtetit, akoma më keq, janë kthyer në kamxhik për mbështetësit e PS apo hajdut ordiner që kërcënojnë njerëz për të mbledhur kartat e identitetit.

Stafet e ministrive, infrastruktura, buxheti i shtetit, makina, kancelari e çdo gjë tjetër, janë kthyer në shërbim të partisë pushtet dhe kuotës së votave që kërkon Saliu për thesin e tij.

Po kështu Drejtoritë Rajonale të Arsimit, Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë, CEZ, Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizimeve, Posta Shqiptare e plot institucione të tjera dhe agjenci shtetërore, që sot bëjnë fushatë për Saliun, siç kanë punuar këto 8 vjet po për Saliun dhe familjen e tij.

Bashkia e Lulit, dhe pushteti vendor i Saliut, është shndërruar në çetë që del dhe natën për të mbledhur vota, e ku ska vota, karta identiteti. Edhe kompani private të lidhura ngushtësisht me pushtetin e Saliut, Belle Air më e para, pastaj kompani çimentosh e çeliku, minerali e tregtie, nafte e importi, kompani private lojërash fati e të tjera, janë vënë në shërbim të pushtetit politik të partisë së Saliut, duke i kthyer mbrapsht monopolin që u ka garantuar Saliu deri tani, rrjepjen e qytetarëve me çmime skandaloze, evazionin fiskal dhe korrupsionin”,-tha Tahiri.

Tahiri tha se kanë vënë dy numra në dispozicion për denoncimet: 0682929292 (SMS); 044801050 (TEL).

“Pas 23 qershorit, mos u habisni kur ligji të trokasë në derën tuaj. Dhe besojeni që sot, nesër, nuk do ketë as amnisti, as falje dhe as harresë.

Mbajeni mend që sot, se ndihma për Saliun e pashpresë, do iu kthehet mbrapsht me braktisje kur të jeni përballë forcës së ligjit. Dhe Saliu nuk do jetë aty tju ndihmojë më”,-tha PS-ja.

Më pas Tahiri denoncoi në rrjetin social Facebook  40 emrat e parë të drejtuesve dhe efektivave të Policisë së Shtetit që sipas informacioneve të selisë rozë ‘janë përfshirë në makinerinë e manipulimit të votës dhe fushatës së Partisë në Pushtet’.

1. Gezim Gj. Drejtoria Tirane
2. Bujar A. Drejtues, Drejtoria e Policise
3. Kujtim M. Shef Kuadri Drejtoria Tirane
4. Xhavid C. Burime Njerzore Drejtoria Tirane
5. Ramiz B. Seksioni Anti Korrupsion Drejtoria Tirane
6. Astrit L. Sherbimi Kontrollit te Brendshem Tirane
7. Gazmend H. Drejtues Komisariati
8. Nazmi Sh. Drejtues Komisariati
9. Rakip H. Drejtues Komisariati
10. Benet K. Shef Sektori, Drejtoria Tirane
11. Henigert M. Shef Krimesh, Komisariat Tirane
12. Pellumb N. Drejtoria Kufirit Tirane
13. Arjan H. Krimi Ekonomik Tirane
14. Ervin D. Shef Seksioni Drejtoria Tirane
15. Sokol S. Drejtoria Tirane
16. Granit Sh. Drejtoria Tirane
17. Agron B. Drejtoria Tirane
18. Fred Sh. Drejtoria Tirane
19. Him M. Shef Rendi
20. Ilir Z. Shef Qarkullimi
21. Altin M. Oficer Drejtoria Operacionale Tirane
22. Hulian Sh. Agjent Vezhgimi
23. Durim S. Agjent Vezhgimi
24. Fatmir A. Agjent Vezhgimi
25. Bekim S. Agjent Vezhgimi
26. Gjergji M. Agjent Vezhgimi
27. Bardhi N. Agjent Vezhgimi
28. Ervin M. Agjent Vezhgimi
29. Gers L. Agjent Vezhgimi
30. Altin M. Oficer Reparti Renea
31. Osman L. Oficer FNSH
32. Mirbi B. Inspektor Komisariati Tirane
33. Skender Gj. Patrulle
34. Gjin Gj. Seksioni Ruajtjes Objekteve
35. Osman F. Oficer Komisariati Tirane
36. Fatos M. Agjent Krimesh Komisariati Tirane
37. Ylmi S. Agjent Krimesh Komisariati Tirane
38. Besim N. Agjent Krimi Ekonomik Tirane
39. Agron B. Komandant Patrulla Tirane
40. Florenc H. Inspektoriati Bashkia Tirane

Reagon ministri Noka: Kushdo që cënon lirinë e votës do të ndëshkohet

Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar pas i

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›