Rama me gazetaret promovoi versionin turqisht te librit Kurbani
Kryetari i PS-së, Edi Rama promovoi sot versionin turqisht të librit “Kurbani”. Ky event erdhi në një formë ndryshe, ku vetë kreu Rama kishte zgjedhur që ta ndante me gazetarët në një bashkëbisedim të cilin insistoi që të fokusohej më së shumti tek vetë libri sesa tek situata e ndezur zgjedhore.
Por pavarësisht zgjedhjes së tij, media insistoi në një sqarim mbi marrëveshjen mes PS dhe LSI, kjo e lidhur me me përshkrimin që Rama i bën Metës në librin e tij. “I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera dhe nëse do ta lexonit, pa tendencën për të gërryer në funksion të të përditshmes politike, do të shikonit që tek ai përshkrim ka vërtetësi, miqësi. Çfarë kam thënë gjithmonë i kam thënë siç i kam menduar ato të që kam thënë. Nuk kam qenë në censurë kam qenë në pozitën që ti them gjërat që kam dashur për të bërë. Pa asnjë dyshim u qëndroj gjërave që kam shkruar se janë gjëra të thëna me shumë sinqeritet. Aty do të gjeni edhe zanafillën e gjërave që kanë ndodhur më pas. Më duket sikur portreti aty paralajmëron çfarë ka ndodhur më pas”, u shpreh Rama.
Dhe e parë në këtë këndvështrim, Rama dha dhe një përgjigje mbi deklaratat e Vangjel Tavos, për zotërimin e 40% të pushtetit nga LSI.
“Do të jemi përgjegjës 100% bashkë për të realizuar të gjitha zotimet. S’do ketë asnjë ndarje përqindjesh, por do të jemi 100% bashkë të angazhuar për të mirëqeverisur Shqipërinë”, deklaroi kreu i PS.