"Nje muze per veshjet popullore"
E pranishme ne forumet e studiuesve per etnografine dhe veshjet popullore, zv/ministrja e Kultures, Suzana Turku, i ka ftuar folkloristet, studiuesit, etnografet etj., qe te aplikojne me projekte te vecanta ne lidhje me promovimin e kostumeve tradicionale, pasi kane per te gjetur nje mbeshtetje te sigurt tek Ministria e Kultures apo donatore te tjere. "Shteti ofron mbeshtetje te konsiderueshme financiare per trashegimine kulturore, ashtu sic jep donacione per restaurimet dhe per elemente te tjere te trashegimise kulturore. Por ne kete drejtim mendoj se duhet te kete nje bashkepunim me te ngushte mes shtetit dhe pushtetit vendor, privative dhe shoqatave kulturore", ka pohuar Turku. "Ne aktivitete te ndryshme qe zhvillohen edhe ne Shqiperi edhe jashte kam konstatuar se nje pjese e kostumeve jane te deformuara, ka vijuar Turku, pasi cdokush e ngre aktivitetin kulturor dhe nuk ka nje specialist qe te kontrolloje per sa i perket kostumeve". Per mbrojtjen dhe promovimin e trashegimise eshte kerkuar bashkepunimi mes faktoreve te ndryshem dhe paraqitja e iniciativave, si ajo e celjes se Muzeut Kombetar te nje pavijoni te vecante per etnografine.