Incidentet me Kishën në Përmet, reagon Athina zyrtare
Athina zyrtare reagon për incidentet e dhunshme që ndodhën në Përmet mes klerit të Kishës Ortodokse dhe përmbaruesve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstantinos Kutras është shprehur në një deklaratë:
"Mësuam me shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme që ndodhën sot në Kishën e Virgjëreshës Mari, në qytetin e Përmetit.
Largimi me dhunë i klerit, ndalimi i besimtarëve për të hyrë në vendin e adhurimit fetar ditën e Shën Mërisë, heqja e ikonave dhe objekteve të shenjta nga tempulli, janë akte të papranueshme dhe të dënueshme, pavarësisht nga çdo pretendim ligjor.
Respekti për lirinë fetare, mbrojtja e vendeve të adhurimit dhe ushtrimi pa pengesë i detyrave fetare janë në themel të një shteti ku sundon ligji dhe një element themelor i kulturës evropiane institucionale.
Prandaj ne shpresojmë se këto veprime janë kryer në mungesë të dijenisë së qeverisë shqiptare. Ambasada jonë dhe autoritetet konsullore në vend janë udhëzuar për të monitoruar nga afër këtë çështje", përfundon deklarata.
Lidhje te tjera Përmet, hiqet kryqi në pallatin e Kulturës. Mitropolia: Klerikët u rrahën