Pogradec, i godet rrufeja teksa mblidhnin dushk, 1 vdes, 1 plagoset
POGRADEC- Dy persona janë goditur nga rrufeja pasditen e së premtes në Pogradec, ku fatkeqësisht njëri prej tyre ka mbetur i vdekur. Ngjarja u shënua pasditen e sotme në fshatin Carevë të Pogradecit.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake mësohet se viktima Denis Alinji, 23 vjeç dhe i afërmi i tij Ramadan Lushka, 53-vjeç, i cili mbeti i plagosur ndosheshin në një pyll për të mbledhur dushk, ku papritur janë goditur nga rrufeja.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe persona të tjerë, të cilët janë mundur ti japin ndihmën parë dy të afërmve, por fatkeqësisht njëri prej tyre ka vdekur ne vend.
I plagosuri Ramadan Lushka, 53-vjeç është dërguar menjëherë në spitalin rajonal ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
(e.m/BalkanWeb)