Surpriza e 'Festës së Birrës Korça', kitarist i “Guns N' Roses” do elektrizojë natën finale
KORCË- Surprizat e “Festës së Birrës” në Korçë nuk kanë të ndalur. Festa e birrës në Korçë, tashmë e afirmuar si festa më e madhe në Shqipëri, ka startuar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin juglindor, ndërkohë që nata finale do mbyllet sic i ka hije, me një koncert madhështor ku të ftuar nuk do jenë vetëm këngëtarë të njohur shqiptarë por dhe artistë më famë botërore.
“Natën finale ne do të kemi, falë mbështetjes së Ambasadës Amerikane, dhe kitaristin e “Guns N' Roses”, Ron Thal Bumblefoot”- -shpjegon Sofjola Kotelli, drejtoresha e turizmit Bashkia Korçë.
“Birra Korça" feston ditëlindjen e 85-të. E motivuar nga birra e parë shqiptare, festa e birrës në Korçë vjen në edicionin e 7-të e shumëfishuar në të gjithë komponentët e saj. Një vëmendje të veçantë organizatorët i kanë kushtuar dekorimit të ambientit të festës, ndërsa kanë shtuar në maksimum edhe kapacitetin e tavolinave dhe stolave që vihen në dispozicion të qytetarëve, të cilët kanë kaluar pritshmëritë që në natën e parë të festës së birrës.
(BalkanWeb)