Komisioni i ligjeve diskuton për Gjykatën Administrative

Mbledhja e komisionit të ligjeve për Gjykatën Administrative është karakterizuar nga diskutime tërësisht teknike pasi në seancë janë thirrur për të shprehur propozimet e tyre grupet e interesit.
Dy kanë qenë probleme më shqetësuese për shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e shoqatave të gjyqtarëve dhe avokatëve në mbledhje.
Së pari numri i gjykatave administrative që sipas tyre duhet të jenë 12 në shkallë vendi dhe tre apeli, ndrushe nga sa parashikon projektligji aktual, pra 6 gjykata të shkallës së parë dhe një apeli.
Çështja duhet të lidhej me kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Adminsitrive të cilët veçe në jurisprudencë duhet të kenë njohuri nga fusha e biznesit.
Me përmbylljen e kësaj faze, të martën në komisionin e ligjeve pritet që opozita të paraqesë amendamentet e saj për secilin nga nenet e projektiligjit.