Incidentet ndëretnike, Eurokomisioneri Fyle sot në Shkup
SHKUP- Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle pritet të vizitojë sot Shkupit, pas incidenteve të fundit ndëretnike në vend.
Sipas njoftimit të kabinetit të tij, Fyle do të zhvillojë takime me liderët shtetëror dhe të partive politike në Maqedoni, për tu njohur me qëndrimet dhe masat e ndërmarra në planin e uljes së tensioneve politike dhe të sigurisë.
Fyle pritet të sjellë mesazhet e Komisionit Europian lidhur me situatën e krijuar dhe procesin e implementimit të reformave për anëtarësim dhe rreth datës për fillimin e negociatave.
Sipas agjendës zyrtare, Fyle vjen në Shkup me rastin e hapjes së dialogut të ashtuquajtur të nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE.
(el.me/BalkanWeb)