E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, priten debate për moratoriumin për skafet dhe Sekretin Shtetëror

TIRANË- Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, gjatë së cilës pritet të diskutohen ndryshimet në pr/ligjin “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”, i cili ka ngjallur debate mes mazhorancës dhe opozitës .

Qeveria më 4 janar të vitit 2011, nëpërmjet një ndryshimi në ligjet përkatëse shpalli kalimin në varësi të Këshillit të Ministrave të Informacionit të klasifikuar Sekret Shtetëror, ligji për Statistikat zyrtare dhe ai për Prokurimin Publik. Ndryshimi për ligjin nr 8457 të 1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Ndryshimi që propozon kryeministri është i shkurtër dhe domethënës: “Në fund të paragrafit të parë, të nenit 25, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, fjalët “… pranë Këshillit të Ministrave …” zëvendësohen me “… si institucion në varësi të Kryeministrit ...”. Pra nga vartësia e Qeverisë, kalon në vartësi direkt të Kryeministrit.

Kuvendi në seancën e sotme plenare pritet të shqyrtojë dy pr/ligje të fushës sociale "Për statusin e të verbrit" dhe "Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik'. Këto të fundit kundërshtohen nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar, të cilët kanë paralajmëruar sot dhe një protestë para selisë së parlamentit.

Ndërkaq, pritet që PS me nismë të deputetit Artan Gaci të kërkojë shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Gaci dje me anë të një letre deputetëve të PD në qarqet bregdetare dhe atyre në zonat me dalje në liqenin e Shkodrës, Fierzës dhe Pogradecit të votojnë nesër në Kuvend për shfuqizimin e moratoriumit të mjeteve lundruese. Sipas deputetit socialist ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik dhe ka vendosur vendin në një pozicion të turpshëm krahasuar me fqinjët bregdetare që shohin turizmin si burim mirëqënie për qyetarët.

RENDI I DITËS
Kuvendi në seancën e sotme plenare pritet të shqyrtojë disa pr/ligje, si ai "Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij", një ndryshim në ligjin "Për informacionin e klasifikuar "Sekret shtetëror", si dhe dy pr/ligje të fushës sociale "Për statusin e të verbrit" dhe "Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik'. Këto të fundit kundërshtohen nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar, të cilët kanë paralajmëruar sot dhe një protestë para selisë së parlamentit. Pikë e fundit e rendit të ditës së punimeve të Kuvendit është shqyrtimi i nismës së PS-së që kërkon shfuqizimin e moratoriumit të mjeteve lundruese, ligj që sipas saj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›