Zhdukja e Naum Dishos, AK proteston në Korçë

Foto Ilustruese
KORÇE- Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar sot para Drejtorisë së Policisë Korçë, nga ku kanë kërkuar arrestimin e të dënuarit për dhunimin e varreve të Boboshticës, Naum Disho.
Sipas Aleancës Kuq e Zi, drejtësia e dënoi me burg Naum Dishon, ndërsa qeveria shqiptare dhe Athina kanë bërë pazare për mosdorëzimin e tij.
AK, tashmë lëvizje politike, i ka bërë thirrje edhe njëherë Greqisë që të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë shqiptare.
Skandali
Dhunimi i disa varreve të vjetra në Boboshticë të Korçës, për ngritjen e një memoriali të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, mori përmasat e një skandali kur rezultoi se urdhëruesi ishte Naum Disho, kreu i organizatës OMONIA për Korçën. Disho dhe dy personat që kishin punuar në ndërtimin e memorialit, u morën të pandehur për akuzat e dhunimit të varreve dhe të ndërtimit të paligjshëm, në bashkëpunim.

Kreu i OMONIA-s, Naum Disho
Arrestimi
Ndonëse Gjykata e Korçës e shpalli fajtor Naum Dishon dhe e dënoi atë me 1 vit burg, verdikti i gjykatës nuk u zbatua. Fillimisht shkak i moszbatimit të vendimit të gjykatës ishte apelimi i masës së dënimit dhe më pas, një ankim i bërë nga avokati i kreut të OMONIA-s, që kër-koi shtyrjen e ekze-kutimit të vendimit. Gjatë kësaj kohe, i akuzuari përfitoi për të humbur gjurmët, aq sa kur policia shkoi për ti vënë në pranga, Naum Disho nuk u gjet në adresën e dhënë. Për këtë arsye, Policia bëri shpalljen e tij në kërkim, ndërsa nga verifikimet që u kryen, mësohet se nuk ka rezultuar që i akuzuari të ketë dalë jashtë Shqipërisë.
