E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuper: Veriu i Kosovës, një çështje urgjente

Robert Kuper

Veriu është një problem më të cilin duhet të merremi shpejt, thotë ndërmjetësi i BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper.

Ai në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka thënë se edhe pse janë cilësuar teknike, bisedimet e deritashme kanë qenë mjaft politike.

“A do jetë veriu temë e bisedimeve? Nuk e di. Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund të imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë sikurse me çështjet tjera, thotë Kuper, për Radion Evropa e Lirë, i cili nuk do të pranonte të ndërmjetësonte për një temë siç është veriu, duke u shprehur se kjo duhet bërë në nivel më të lartë.

Në punën e tij njëvjeçare me palët, Robert Kuper ka vërejtur se të punosh me njerëzit nga Ballkani nuk është punë e lehtë. Ai thotë se Ballkani është një pjesë e botës, ku arrihen plot marrëveshje, por shumë nga to nuk jetësohen kurrë.

Në nëntë raundet e dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur shtatë marrëveshje. Por, ende lë shumë për të dëshiruar zbatimi i tyre, dhe sipas Kuperit, në këtë kohë, derisa nuk do të ketë raund të ri bisedimesh, do të mbikëqyret zbatimi i atyre marrëveshjeve që kanë ngecur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›