E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet në Mitrovicë, Sejdiu kërkon ruajtjen e qetësisë

Pas dy shpërthimeve dhe protestave të dhunshme që ndodhën mbrëmë në Mitrovicë, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që t'u shmangen provokimeve të ndryshme dhe t'u ndihmojnë institucioneve të rendit për ruajtjen e stabilitetit dhe të qetësisë."Aktet e tilla të dhunshme, pa marrë parasysh motivet dhe autorët që qëndrojnë prapa tyre, nuk i shërbejnë perspektivës së qytetarëve të Republikës së Kosovës", theksoi presidenti Sejdiu.
Gjithashtu, ai i ftoi institucionet përgjegjëse për sigurinë në vend, KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë."Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për sundimin e rendit dhe të ligjit, për ndërtimin e një shoqërie të lirë e demokratike që u krijon mundësi të barabarta të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk do të lejojnë që aktet e tilla ta vënë në rrezik të ardhmen euroatlantike të vendit", pohoi presidenti Sejdiu, duke u uruar shërim të shpejtë zjarrfikësve dhe qytetarëve të lënduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›