E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliki: Iraku nuk do përdoret si kërcënim për fqinjët

Kryeministri irakian Nuri al Maliki ka deklaruar për televizionin shtetëror iranian, se qeveria e tij nuk do të lejonte që Iraku të përdorej si një bazë për të kërcënuar fqinjët e tij. Kryeministri i Irakut Al Maliki ka filluar të shtunën një vzitë zyrtare në Teheran. Sipas televizonit iranian Al Alam, Al Maliki është shprehur se Iraku nuk do lejonte që territori i tij të ishte një terren për të filluar kërcënimet ndaj ndonjë vendi. Forcat amerikanë në Irak u vendosën nën mandatin e Irakut më 1 janar, një veprim për të cilin Al Maliki the se rivendoste sovranitetin afërsisht gjashtë vjet pas pushtimit nga forcat e koalicionit të forcave të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara, që rrëzuan diktatorin Sadam Hysein. Gazetat iraniane kanë raportuar se Al Maliki gjatë vizitës së tij dy ditore në Iran pritet të takojë autoritetet kryesore të vendit, si liderin suprem Ajatollah Ali Kamenei dhe Presidentin Mahmud Ahmadinexhat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›