"Incidentet në veri, raste të izoluara"
Ai tha se këto incidente nuk e destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë. Këto komente, Ficxherald i bëri pas një takimit që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler. Në këtë takim, ata ritheksuan qëndrimin e tyre se KFOR-i nuk do të lejojë asnjë akt dhune në Kosovë.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë lloj dhune në asnjë pjesë të Kosovës, situata e sigurisë do të mbetet e qetë. Aktet e dhunës në pjesën veriore të Mitrovicës janë të izoluara dhe do të vazhdojmë të mbajmë kontrollin dhe ambientin e qetë e të sigurt. Kjo do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të reagojmë kurdoherë që të jetë e nevojshme”, tha Ficcherald.
Ndërkohë, Markus Bentler tha se KFOR-i do ta kontrollojë situatën e sigurisë në çdo pjesë të Kosovës, duke hedhur poshtë deklaratat për mundësinë e hapjes së gjykatës në veriun e Mitrovicës gjatë këtyre ditëve. “Dua të nënvizoj se të gjitha thashethemet në lidhje me hapjen e gjykatës në veri janë të pavërteta. Megjithatë, KFOR-i ende do të vazhdojë të punojë në mënyrë që të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt”, tha Bentler.