Pikat kufitare, fluksemigrantësh në fundjavë
TIRANë- Situata duket disi më e qetë në pikat e kalimit kufitar këtë mes jave, ndryshe nga fundjava e kaluar. Deri mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të kakavijes kanë hyrë 3900 shtetas dhe 980 automjete, por sipas autoriteteve nuk ka patur fluks dhe radhë mjetësh që preson.
Pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Në kapshticë në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 2 mijë emigrantë dhe mbi 600 automjete. Raportohet se nuk ka fluks, ndërkohë që pala shqiptare po punon me 5 sportele. Edhe në portin e Durrësit situata rezulton e qetë.
Shifrat flasin për 1620 pasagjerë dhe 282 automjete që kanë mbërritur me 4 tragete. Afrimi i fundjavës pritet të shtojë fluksin e emigrantëve, pasi mesi i korrikut përkon dhe me fillimin e lejeve verore për ta kryesisht në Greqi.
(m.a/News24/BalkanWeb)