E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët nuk do mësojnë maqedonisht nga klasa e parë

“Abrogimi i vendimit të miratuar kohë më parë ka ndodhur për shkak se në Ligjin për arsim fillor është paraparë që bashkësitë jo shumicë, gjuhën maqedonase ta mësojnë nga klasa e katërt”, konstatuan gjykatësit e kushtetueses.
Ata thonë se me këtë vendim ministri i Arsimit, Nikolla Todorov është përzier në punët e pushtetit gjyqësor.

Sipas organizatave “Realiteti” dhe “Rinia Demokratike Shqiptare”, të cilat çuan vendimin e ministrit në gjykatë, urdhri i Todorovit është diskriminues, pasi detyron nxënësit shqiptarë të mësojnë më shumë gjuhë se sa ata maqedonas.

Nga kjo organizatë gjithashtu thonë se vendimi i mëson fëmijët se kush është dominanti dhe kush i nënshtruari, pasi nxënësit maqedonas në mjedis me popullsi kryesisht shqiptare nuk parashikohet të mësojnë gjuhën shqipe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›