E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti, Pollo:Internet me kostotë ulët për shqiptarët

TIRANë- Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së informacionit Genc Pollo ishte sot në prezantimin e një projekti privat për përfshirjen e Shqipërisë në një sistem të ri kabllor për linjën e internetit me fibra optike.

Gjatë fjalës së tij, Pollo u shpreh se kjo ishte një iniciativë mjaft e dobishme që shkon në linjë të drejtë me politikat qeverisëse për Shqipërinë dixhitale. Sipas tij projekti “Unifi communication” do të bëjë të mundur që familjet shqiptare të marrin një internet të një shpejtësie 10-20 herë më të shpejtë dhe me cmime më konkuruese. “Kjo është inisiativë shumë e bukur dhe e dobishme sepse i krijon Shqipërisë një lidhje kabllore, e cila do të rrisi pafundësisht kapacitetin ndërkombëtar tq qarkullimit të internetit”, - u shpreh Pollo.

Projekti që do të lidhë Shqipërinë me fibra optike me gjithë Evropën do ta pozicionojë vendin tonë si një nyje lidhëse dhe shpërndarëse të internetit në të gjithë ballkanin. Shërbimi pritet të nisë gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2013.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›