Incidenti te “Vitrina”, shkolla akuzon policinë për abuzim
Një ditë pas inicidentit të ndodhur në universitetin "Vitrina", administrata e këtij insitucioni reagon për përplasjen mes tyre dhe policisë. Rektori i kampusit universitar, Mario Kevi tha se ngjarja e djeshme ka nisur nga një incident banal dhe sipas tij policia ka dhunuar ambjetet dhe stafin e këtij universiteti, 8 prej të cilëve u shoqëruan për në komisariat.
“Stafi akademik dhe administrativ i Shkollës së Lartë Private “Vitrina” shpreh indinjatën e tij në lidhje me këtë rast të paprecedent , duke u kërkuar organeve të rendit të bëhen garantues të ligjit dhe jo dhunues të lirisë së institucioneve akademike , duke përmbushur detyrënn e shenjtë, në respektim të ligjeve të Republikës së Shqipërisë”-tha ai.
Pas indinjatës për policinë, Rektori i këtij Universiteti ka kërkuar ndjesë familjeve të studentëve për keqkuptimin.