Skandali, truprojat e universitetit privat, dhunë mbi studentët e policinë
Truprojat e universitetit privat Vitrina në Tiranë janë konfliktuar me forcat e policisë së komisariatit numër 6, të cilët kishin shkuar aty pas denoncimit të një studenti se ishte dhunuar prej tyre. Policia ka mbërritur aty pas denoncimit, por truprojat kanë kërkuar largimin me argumentimin se aty është pronë private, madje kanë nisur të godasin edhe policët. 3 efektivë policie kanë marrë plagë, raporton GSH. Ndërkohë pas mbërritjes së forcave mbështetëse është arrestuar administratori i universitetit, Edmond Vlashi, dhe tetë truproja. Siç njofton GSH, truprojat kanë dhunuar studentin Fatjon Ismailgeci në ambientet e shkollës. Truprojat e kanë goditur me shqelma e grushta duke i shkaktuar plagë të rënda. Studentët, shkruan GSH, ankohen se janë pre e dhunës fizike dhe psikologjike të këtyre truprojave në rast se nuk pranojnë të blejnë librat e universitetit ose të paguajnë gjobat e vëna nga administrata.