E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti Genovas Platini Tolerance zero

Tolerance zero. Kjo eshte pergjigja e presidentit te UEFA-s Michel Platini ndaj ngjarjeve te dhunshme te tifozeve serbe ne stadiumin Marassi te Genoas qe sollen dhe pezullimin e ndeshjes Itali-Serbi per eliminatoret e Euro 2012 ne grupin C. Ne kete menyre numri nje i qeverise evropiane te futbollit i ka paraprire sanksioneve te ashpra qe kombetarja serbe pritet te marre nga Komisoni i Disiplines te UEFA-s qe do te mbidhet me 28 tetor.

Humbja e ndeshjes ne tavoline dhe zhvillimi i ndeshjeve pa tifoze jane ndeshkimet e pritshme por nderkohe flitet edhe per nje perjashtim te mundshem te Serbise nga Euro 2012. U shokova kur pashe pamjet e ndeshjes Itali-Serbi. Jam ne pritje te perfundimit te hetimeve dhe vendimeve te Komisionit te Disiplines por dua ti kujtoj te te gjithe se UEFA ndjek nje linje te toelernaces zero ndaj dhunes ne stadiume ka thene Platini i cili ka nenvizuar se ne Marassi u shmang nje tragjedi e dyte si ajo e Heysel ku ai ishte deshmitar.

Ne te njejten linje ka folur edhe presidenti i FIFA-s Sepp Blatter i cili ka kerkuar ndeshkime te renda ndaj huliganeve duke marre shembullin e Anglise. Nese kjo ndeshje do te zhvillohej ne nje stadium anglez keto ngjarje nuk do te kishin ndodhur kurre. Duhet qe huliganet te marrin njje goditje te rende ashtu sic beri Anglia eshte shprehur Blatter nga Anglia ku u takua me kryeministrin britanik David Cameron.

Nderkohe tifozet serbe jane kthyer ne vendin e tyre nen masa te rrepta sigurie. 10 autobuset e mbushur me tifozet qe shkaktuan incidentet e renda ne Genoa te Italise jane shoqeruar me forca speciale duke filluar nga pika kufitore e Batrovcit qe lidh Kroacine me Serbine. Pas mberritjes ne token serbe dhjetra tifoze jane shoqeruar nga policia per tu marre ne pyetje ne lidhje me hetimet per aktet e dhunshme qe pezulluan ndeshjen Itali-Serbi.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›