E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti/ Goditen me grushte e sende te forta 2 veta qe donin te votonin

Sot rreth orës 17.00’, në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në oborrin e kopshtit nr. 45, në të cilën është vendosur qendra e votimit nr. 1849, janë goditur me grushte dhe sende të forta dy shtetas të cilët, ishin afruar për të votuar.

Shtetasit e dëmtuar janë Erald dhe Energis Hasaj, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç, djemtë e shtetasit Përparim Hasaj, i caktuar me detyrën e komisionerit të subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, të cilët kanë siguruar deklarimet e të dëmtuarve dhe po punojnë për dokumentimin e mëtejshëm procedurial dhe hetimor të kësaj ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga hetimet e menjëhershme në vendngjarje, dyshohet se autor janë Fatmir Meta, 42 vjeç dhe Viktor Agolli, 43 vjeç, të cilët ndërkohë, janë shpallur në kërkim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›