E Diel, 1 Nëntor 2026

Ora 22.00 KQZ Tani u mbyll plotesisht procesi i votimit fillon numerimi

Rreth orës 22.00 të mbrëmjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mundur të konfirmojë se u mbyll plotësisht procesi i votimit në të gjithë territorin e vendit.

Ndërsa tani, nis edhe faza e re e rëndësishme e procesit zgjedhor, ajo e numërimit të votave.

KQZ konfirmon ndërkaq, se KZAZ-të kanë marrë në dorëzim kutitë e votimit dhe pritet që nga momenti në moment të nisin me numërimin e fletëve që gjenden në to.

Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, KQZ ka konfirmuar se ajo ka qenë përkatësisht: Qarku Berat 47.7%, Qarku Dibër 58.8%, Qarku Durrës 48.7%, Qarku Elbasan 55.2%, Qarku Fier 42.9%, Qarku Gjirokastër 55.3%, Qarku Korçë 52.0%, Qarku Kukës 66.9%, Qarku Lezhë 44.9%, Qarku Shkodër 58.6%, Qarku Tiranë 38.1% dhe Qarku Vlorë 42.1%.

Ndërsa pjesëmarrja totale në rang vendi ishte 50.9%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›