E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rreth 12 mije emigrante u futen ne Shqiperi diten e zgjedhjeve

Rreth 12 mijë emigrantë mësohet se kanë hyrë në vendin tonë, gjatë ditës së zgjedhjeve.

Një shifër e tillë është komunikuar nga Policia e Shtetit, sipas të cilës, fluksi i hyrjeve të emigrantëve nga mesnata deri në orën 17.00 të ditës së sotme, ka qenë përkatësisht 11.729 persona.

Ndërkaq, zyrtarët e departamentit të Kufirit dhe Migracionit, bëjnë me dije se kanë marrë masa për menaxhimin sa më mirë të fluksit të hyrje-daljeve në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar.

Kjo me qëllim krijimin e të gjitha lehtësirave të nevojshme për ata shtetas shqiptar që erdhën në Shqipëri për të votuar.

Ja fluksi I hyrjeve:

Nr. Qarku Pikat e Kalimit Hyrja

1 Tiranë Rinas 1897

2 Shkodër Muriqan 253

3 Hani i Hotit 258

4 Bashkim 8

5 Kukës Morin 1066

6 Qafë Prush 162

7 Qafë Morin 421

Dibër Bllatë 249

8 Durrës Durrës 687

9 Vlorë Vlorë 400

10 Sarandë 230

11 Q.Botë 866

12 Rips 25

13 Gjirokastër Kakavijë 2798

14 Tri Urat 330

15 Korçë Kapshticë 1517

16 Goricë 59

17 Tushemisht 73

18 Qafë Thanë 328

Shuma totale 11.729

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›