Shqipëria kalon “testin”, zhvilloi zgjedhjet më të qeta të mbajtura ndonjëherë

Nën syrin e qindra vëzhguesve ndërkombëtarë, këto zgjedhje, përveç ndonjë problemi teknik, treguan maturinë dhe emancipimin qytetar të votuesve
UPDATE- Teksa Qendrat e Votimit po shkojnë të gjitha drejt mbylljes, mund të thuhet me besim të plotë se këto ishin zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Falë maturisë dhe emancipimit qytetar të votuesve të djathtë dhe atyre të majtë, u arrit që Shqipëria të përmbyllë procesin në mënyrë të shkëlqyer, pa incidente të mirëfillta, përveç zënkave banale të komisionerve apo militantëve partiakë. Ajo që synohej tashmë u arrit. Nën syrin e qindra vëzhguesve ndërkombëtarë Shqipëria tregoi se është e aftë të kapërcejë sfida elektorale, sado të vështira dhe sado të tensionuara të shoqërohen nga fryma politike.
...