E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashpersohet Matura 2011 do te hiqet sezoni i vjeshtes



Anilejda Shembitraku

Vitin e ardhshem maturantet pritet qe tu nenshtrohen rregullave me te rrepta per te fituar nje te drejte studimi ne universitetet shqiptare. Risia e matures per vitin 2011 do te jete se maturantet nese nuk marrin dhe provimet me zgjedhje krahas atyre te detyruara nuk marrin Diplomen e Pjekurise. Ata nuk do te kene nje shans te dyte ashtu si me pare ne sezonin e vjeshtes per ti marre keto provime por duhet te presin vitin tjeter per ti dhene ato. Fakti qe tashme 4 provimet do te jene pjese e diplomes na con ne hapin tjeter qe provimi i matures qofte i detyruar apo me zgjedhje ne rastin kur nuk eshte kaluar me sukses vitin e pare mund te perseritet nje vit me vone - ka deklaruar Myqerem Tafaj minister i Arsimit dhe Shkences.

Ndryshimet
Kreu i Arsimit Tafaj ka deklaruar dhe nje risi tjeter. Per provimet e matures do te kete me pak kohe gjate zhvillimit te tyre. Ne kemi vendosur qe per Maturen e vitit 2011 koha e provimit per lende te detyruara te jete nje ore e gjysme dhe koha e provimit per lendet me zgjedhje te jete tri ore - tha ai. Te rejat e tjera te Matures Shteterore 2011 do te jene shtimi i qendrave te vleresimit nderkohe qe eshte persosur sistemi i keshillimit te karrieres. Maturantet qe kane perfunduar shkollen nje vit me pare ne baze te Rregullores se Matures Shteterore mund te kandidonin per tu bere pjese e shkolles se larte pa iu nenshtruar provimeve me zgjedhje nese i kane dhene ato me pare. Dhenia e provimeve te lendeve me zgjedhje do te behet sipas preferences se cdo nxenesi qe ka perfunduar shkollen e mesme nje vit apo disa vite me pare. Sipas Rregullores se Matures Shteterore per vitin 2010 provimet e detyruara zgjasin 2 ore e 30 minuta secila.

Testet
Testet e Matures Shteterore do te jene me tre nivele veshtiresie ne menyre qe te gjithe maturantet te kene mundesi per tiu pergjigjur pyetjeve qofshin ato te lehta apo edhe te veshtira. Te gjithe maturantet te cilet hyjne ne kategorine e nxenesve te dobet pra qe pergjithesisht marrin noten 5 ose 6 do te kene hapesiren e tyre ne cdonjerin prej testeve te provimeve te Matures. Keshtu ne masen 40 per qind hartuesit e testeve do te pergatisin pyetje pikerisht per kete nivel i cili korrespondon me nivelin e trete sipas kategorizimit qe u eshte bere nxenesve per nivelin e tyre arsimor. Ne kete menyre keta maturante dijet e te cileve nuk jane per tu lakmuar do te mund te marrin piket e nevojshme ne provim sa per te mos rezultuar mbetes. Ekzistenca ne shkolla edhe e nxenesve jo te mire ka cuar ne kete vendim te specialisteve te AVA-s ne menyre qe edhe kjo kategori te mos mbetet pa iu pergjigjur asnje pyetjeje ne provim. Niveli i dyte i pyetjeve ku hyjne nxenesit pak me te mire ne mesim se te dobetit do te zere ne cdonjerin prej testeve plot 40 per qind te totalit te pyetjeve. Ne kete grup pyetjesh do te kete testim te dijeve te maturanteve jo thjesht per njohurite baze por per njohuri me te thella per te cilat mund te pergjigjen ata maturante qe perpiqen te mesojne ose kane qene sistematike. Niveli i pare ose i nxenesve te mire dhe shume te mire do te kete 20 per qind hapesire ne test. Ne kete grup pyetjesh maturantet do te testohen jo me vetem per njohurite qe kane marre gjate shkolles se mesme por edhe per kreativitetin e tyre individual. Ne kete menyre maturanti i nivelit te trete ka te ngjare te marre 40 per qind te pikeve nese eshte i mire per nivelin ku ben pjese ata te nivelit te dyte 80 per qind dhe maturantet e nivelit te pare 100 per qind te pikeve pra piket maksimale.

Paratestimi
Maturantet para provimeve perfundimtare te matures do ti nenshtrohen nje paratestimi te detyrueshem. Mbi bazen e rezultateve te nxjerra nga provimet paratestuese specialistet e AVA-s do te percaktojne edhe formen perfundimtare te testeve te matures. Gjate punes per pergatitjen e nxenesve per provimet e Matures Shteterore eshte e rendesishme qe here pas here mesuesi te zhvilloje testime te nxenesve te tij me teste qe mund ti hartoje vete. Ne hartimin e testeve duhet mbajtur parasysh pesha per cdo linje te permbajtjes si dhe perfshirja e kerkesave te tre niveleve te veshtiresise ne raportet 221 duke filluar prej nivelit me te ulet te percaktuar. Kerkesat duhet te jene dy llojesh me zgjedhje te shumefishte e me shtjellim te argumentuar. Duke ndjekur me vemendje mundesite reale te nxenesve ai duhet te perqendrohet ne ushtrime te lehta por te larmishme qe favorizojne pervetesimin jomekanik te koncepteve dhe zoterimin e shkathtesive e shprehive te domosdoshme kjo pasi provimet jane te nderthurura me alternativa dhe zhvillim.

Kriteret e reja per specializimet e Mjekesise

Sistemi i vleresimit me ane te pikeve sipas notave te marra gjate studimeve

Zyrtarizohen pas publikimit ne Fletoren Zyrtare kriteret per specializimin ne Fakultetin e Mjekesise. Nje nder kriteret kryesore per aplikantet e Mjekesise eshte zoterimi i nje Diplome te Integruar te Nivelit te dyte ne Mjekesi te fituar ne Fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Tiranes ose te huaj te njevlershme me te. Perjashtohen nga konkurrimi ata qe mbarojne sivjet per Mjekesi te Zoja e Keshillit te Mire. Kriteri tjeter eshte mesatarja qe kandidatet per specializante duhet ta kene mbi shtate. Mesatarja e kandidateve per specializant eshte ulur ndjeshem pasi dy vjet me pare rregullorja parashikonte qe ajo nuk duhet te ishte me e ulet se 8.5. Kjo vjen per shkak te krijimit te nje mundesie me te madhe qe do tiu jepet per te hyre ne gare me aplikantet e tjere ne konkurrimin qe do te behet per tu pranuar ne specializimin 3 apo 4-vjecar. Nje tjeter kriter i percaktuar qarte eshte mosha e aplikantit. Kandidati per specializant nuk duhet te jete me shume se 35 vjec. Rregullorja percakton se ai nuk duhet te ndjeke ne te njejten kohe nje tjeter specializim apo te konkurroje me shume se dy here per te fituar nje specializim. Zoterimi i te pakten nje gjuhe te huaj si anglisht italisht frengjisht ose gjermanisht eshte nje tjeter kriter i percaktuar ne rregulloren e re te publikuar nga Fakulteti i Mjekesise. Vlen deshmia e Fakultetit te Gjuheve te Huaja Aleanca Franceze Instituti Italian i Kultures instituti Goete Testi TOEFEL me minimumi 500 pike Cambridge FCE dhe ILTSE. Vleresimi i aplikuesit do te behet me sistem pikesh maksimumi eshte 1000 pike. Nga nota mesatare e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore jane 500 pike ndersa 30 per qind e pikeve te konvertuara vijne nga test quiz dhe nga zgjedhja e problemeve e ushtrimeve si dhe 20 per qind e pikeve fitohen nga intervista. Rregullorja percakton dhe vleresimin e kandidateve ne pike sipas notave perkatese. Nota 10 eshte e barabarte me 500 pike nota 9 me 400 pike nota 8 me 300 pike dhe nota 7 me 200 pike. Per specializimin e Kirurgjise Oro-Maxilo Faciale do te konkurrojne kandidate te cilet jane diplomuar ne Mjekesi te Pergjithshme dhe Stomatologji.

Kriteret e kandidateve per tu futur ne specializim
1. Zoterojne DIND ne mjekesi te fituar ne Fakultetin e Mjekesise te UT ose te huaj te njevleftshme me te. Lajm perjashtohen ata qe mbarojne sivjet per Mjekesi te Zoja e Keshillit te Mire.
2. Mesatarja 7 e siper.
3. Mosha nen 35 vjec.
4. Sduhet te ndjeke specializim tjeter nderkohe.
5. Kandidati skonkurron me shume se dy here.
6. Duhet te zoterojne te pakten nje gjuhe te huaj anglisht italisht frengjisht gjermanisht. Vlen deshmia e Fakultetit te Gjuheve te Huaja Aleanca Franceze Instituti Italian i Kultures instituti Goete Testi TOEFEL minimumi 500 pike Cambridge FCE.ILTSE.

Vleresimi
Vleresimi i kandidatit do te behet me sistem pikesh
maksimumi 1000 pike. 500 pike te konvertuara vijne nga nota mesatare e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore 30 e pikeve te konvertuara te rrumbullakosura me dy shifra pas presjes dhjetore do te vije nga TEST QUIZ ose 30 problema e ushtrime ne forme zgjidhjeje me shume zgjedhje si dhe 20 nga intervista.
Nota mesatare 10 eshte e barabarte me 500 pike
nota 9 me 400 pike
nota 8 me 300 pike
nota 7 me 200 pike

20 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›