E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti, ditë zie në në veri të Mitrovicës

Në katër komunat e Kosovës me shumicë serbe, Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, sot është ditë zie për shkak të vdekjes së pediatrit Mesud Xhekovic, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra të premten në shpërthimin që ndodhi në Lagjen e Boshnjakëve.

Në Qendrën mjekësore në Mitrovicë sot në mëngjes është mbajtur një përkujtimore në nder të viktimës.

Siç njofton agjencia serbe e lajmeve “Srna”, i ashtuquajturi ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka vizituar familjen e mjekut të vdekur dhe i ka përcjellë ngushëllimet e presidentit serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›