Sulmohet organizata e ndihmave
Militantë vetëvrasës në Afganistan kanë sulmuar ndërtesën e një organizate amerikane për ndihmën në qytetin verior të Kunduzit. Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë. Guvernatori rajonal, Mohammad Omar, tha se të paktën katër sulmues vetëvrasës goditën ndërtesën e organizatës, Development Alternatives Inc. Dy prej tyre u vranë nga forcat e sigurisë përpara se të aktivizonin eksplozivët, ndërsa të tjerët arritën t’i shpërthenin bombat në hyrje dhe brenda ndërtesës. Sulmet vetëvrasëse në Afganistan janë në shifra rekord, mesatarisht tre në javë. Vitin e fundit është dyfishuar numri i bombave në rrugë, ndërsa në muajin e fundit u regjistrua edhe numri më i madh i trupave të huaja të vrarë në Afganistan krahasuar me çdo muaj tjetër që prej fillimit të luftës.
#