E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 viktima nga autobomba

Pakistan

Policia në Pakistan thotë se sulmues vetëvrasës kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 personave në një vend të shenjtë në qytetin Lahore. Më shumë se 170 persona të tjerë mendohet të jenë plagosur gjatë sulmit në Data Darbar. Dy bombavënës hodhën veten në erë në pjesë të ndryshme të kompleksit, që ishte i mbushur me adhurues të një shenjti sufi. Data Darbar, faltorja e një shenjti sufi, është një prej vendeve më të famshme në Lahore. Të enjteve në mbrëmje ky vend është i mbushur plot me besimtarë. Dhe ishte pikërisht në atë kohë, sipas policisë, kur dy sulmues vetëvrasës hodhën veten në erë jashtë vendit të shenjtë. Policia tha se brezat me eksplozivë ishin mbushur në mënyrë të atillë që të shkaktonin një numër maksimal viktimash. Përpara këtyre sulmeve, shefat e sigurisë kishin përgëzuar njëri-tjetrin, pasi muaji qershor kishte qenë i pari në dy vitet e fundit, pa sulme vetëvrasëse në Pakistan.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›