Janukoviç: Nuk do të ndërhyjë në rastin Timoshenko

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, sot ka refuzuar thirrjet për të ndërhyrë lidhur me arrestimin e lideres opozitare, Julia Timoshenko, duke thënë se nuk mund të ndërhyjë në punët e gjykatave.
Në njëdeklaratë për shtyp, Janukoviç theksoi se “nuk mund dhe nuk do të ndërhyjë në punën e gjakatave”.
Kjo deklaratë u bë në përgjigjje të letrës nga presidenti i Çekisë, Vacllav Kllaus, i cili ka kërkuar nga Janukoviçi siguri se procesi kundër Julia Timoshenkos nuk është i motivuar politikisht.
Ish kryeministrja Timoshenko, që është arrestuar për mospërfillje të gjykatës gjatë procesit kundër saj, lidhur me akuzat për keqpërdorim tëdetyrës. Ajo gjithmonë ka thënë se ishte viktimë e hakmarrjes politike, që udhëhiqet nga Janukoviçi.