E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti me Ilir Rusmalinlirohen dy ish te perndjekurit

Te tjera rreth shkrimit TIRANE- Lirohen nga qelia dy ish te perndjekurit te cilet u perfshine ne incidentin me deputetin Ilir Rusmalin javen e kaluar para parlamentit. Lirak Bejko u arrestua me 16 shkurt 2012 pasi qelloi me grusht Rusmalin ndersa Gjergj Ndreca u prangos pasi kundershtoi dhe u perplas me forcat e policise te cilat po arrestonin Bejkon.

Vendimi eshte marre nga gjyqtari i gatshem per masat e sigurise prane Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet Kreshnik Omari me kerkese te perfaqesuesit te akuzes.

Prokurori i ceshtjes Ervin Karanxha kerkoi lirimin e menjehershem nga qelia e dy ish-te perndjekurve politik. Ndaj dy ish-te perndjekurve prokuroria ngriti dyshimin per konsumimin e elementeve te vepres penale te goditjes per shkak te detyres dhe Kundershtimit te punonjesit te policise.

Por sipas pretendimeve te djeshme te ngritura ne seance gjyqesore kjo veper penale nuk mund te qendroje pasi ndaj dy ish-te perndjekurve nuk ka nje kallezim penal apo ankim nga vete i demtuari Rusmali. Mungesa e ketyre dy veprimeve procedurale kane bere qe prokuroria te kerkoje lirimin nga qelia e dy ish-te perndjekurve politike deri ne sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Ne rastet kur nje person akuzohet per goditje per shkak te detyres atehere ne dosjen hetimore duhet patjeter te jete i administruar kallezimi penal i te demtuarit apo ankimi dhe raporti i eksperteve te Mjekesise Ligjore te cilet konstatojne demtimet e marra nga goditja. Ne rastin konkret ne dosjen qe ka referuar policia asnjera nga keto dy veprimet hetimore nuk ndodhen ne dosje. Keshtu qe ende nuk dihet se si dhe me cfare e ka goditur shtetasi Lirak Bejko deputetin e PD-se Rusmali ku e ka goditur cfare demtimesh i ka shkaktuar kjo goditje e pyetje te tjera qe duhet ti pergjigjen ekspertet e Mjekesise Ligjore- thuhet ne pretendimet e ngritur dje ne seancen gjyqesore nga prokurori mbrojtja vete te dyshuarit dhe gjyqtari i masave shkruan sot gazeta Shekulli.

Gjykata caktoi masen e sigurise detyrim per paraqitjeje prane institucionit te Prokurorise. Vete Rusmali nuk eshte paraqitur ne polici apo prokurori per te bere kallezim penal ndaj dy ish-te perndjekurve politik dhe as nuk eshte paraqitur prane eksperteve te Mjekesise Ligjore per te vleresuar demtimet e marra nga grushtet e shtetasit Bejko. Sipas prokurorise qe relatoi ne seancen gjyqesore gjate diteve ne vijim do te sqarohet pozicioni i secilit nga te dyshuarit dhe rrethanat e ngjarjes pasi deri me tani ne dosje ndodhet vetem relacioni i policise per arrestimin ne flagrance te dy te dyshuarve. Nese ne ditet ne vijim vete deputeti i PD-se Rusmali viktima e kesaj dhune nuk paraqitet per te bere kallezimin penal dy ish-te perndjekurit mund te lirohen edhe nga akuza dhe ndaj tyre te pushohet ceshtja penale.

NGJARJA
Paraditen e dates 16 Shkurt 2012 aty rreth ores 1030 minuta ne rrugen Xhorxh Bush konkretisht ne kryqezimin mes selise se ish-te perndjekurve politike dhe Parlamentit shtetasi Lirak Bejko goditi me gusht shtetasin Ilir Rusmali me detyre deputet i Partise Demokratike. Rrahja ka ndodhi ne momentin kur nje grup ish-te perndjekur politik po kryenin homazhe mortore prane arkivolit te shtetasit Grigor Zaharise nje ish i perndjekur i cili prej 20 ditesh kishte mbetur ne morgun e Tiranes pasi nuk kishte te aferm per ta varrosur. Ne kete kohe aty prane rrugices se Parlamentit po kalonin deputetet e PD-se Fatos Hoxha dhe Ilir Rusmali. Sapo Bejko ka pare Rusmalin ka vrapuar ne drejtim te tij dhe e ka qelluar me grusht. Ne keto momente kane nderhyre efektivet e policise duke e arrestuar. Ne ndihme te shokut te tij ka shkuar edhe ish-i perndjekuri tjeter Gjergj Ndreca i cili edhe ai eshte arrestuar. Arsyeja pse Rusmali ishte zgjedhur nga i perndjekuri Bejko per te qelluar me grusht ishte fakti se i ati i tij Cajup Rusmali ka qene anetare i strukturave kryesore te PPSH-se ne kohen e komunizmit.
ne foto Gjergj Ndreca nje nga 2 te arrestuarit
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›