E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama Meta ne qeverinje kontribut me rendesi

Sekretari i Pergjithshem i LSI Luan Rama ne nje interviste per gazeten Shqiptarja.com eshte shprehur se nje perfshirje e Metes ne qeverine Berisha do te ishte nje kontribut jo vetem per LSI por dhe per qeverisjen e vendit. Nderkohe ai eshte deklaruar pro ndryshimeve ne kabinetin qeveritar por pas analizave. Ne te njejten kohe duke folur per kandidaturen e Fatos Nanos per President numri dy i LSI tha se do te ishte ne nderin e PS nese ajo do ta propozonte per kete post.

Qeverisja e koalicionit me PD-ne po afrohet ne fundin e vitit te trete te mandatit te dyte per te djathten. Mendoni se me kete kabinet qeverises mund te maksimalizoni voten me 2013 apo ka vend per permiresime ne qeveri
Vleresimi perkatesisht edhe gjykimi mbi gjithe sa ka bere nje qeveri legjitime dhe demokratike nuk ka si kriter kohezgjatjen e mandatit qeverises por produktin ate qe ka bere ne te mire te jetes se qytetareve dhe te interesave te vendit. Pare nga kjo pikeveshtrimi mazhoranca qeverisese ka se cfare te sjelle si argument dhe qe i jep asaj mundesine te kete kurajon dhe legjitimitetin te ballafaqohet me qytetaret me arritje te prekshme prej te gjitheve. A ka vend per permiresime Padyshim qe po dhe ne vleresimin tim ndryshimet duhen projektuar ne funksion te sfidave te se ardhmes qe jane shume me teper se sfida te nje mazhorance apo te nje qeverie. Por duhet te kuptoni nje gje. Une shpreh vetem opinionin tim pasi referuar atributeve kushtetuese te Kryeministrit eshte ne te drejten e tij te gjykoje dhe vleresoje punen e kabinetit qeveritar dhe te percaktoje se cfare duhet bere.

Po ndonje propozim konkret...
Nese Kryeministrit do ti lypej keshilla ime do ti propozoja nje analize te detajuar te punes se qeverise por edhe te koalicionit qeverises ne teresi ne menyre qe analiza te krijoje kushte per nje pamje me reale te gjithe produktit qeverises por edhe per te pare se cfare duhet bere me mire dhe ku duhet nderhyre per permiresime apo korrigjime. Nderkaq per LSI-ne maksimalizimi i votes eshte i lidhur me se shumti me punen qe ne zhvillojme me njerezit eshte i lidhur ngushte me marredheniet qe kemi me votuesit dhe qytetaret qe gjejne tek LSI-ja zedhenesen dhe mbrojtesen e interesave te tyre. Natyrisht qe nuk le menjane rezultatet qe qeveria ia ka dale ti mberrije fale rolit dhe kontributit te madh te LSI ne qeverisje te cilat jane permbushje e premtimeve tona elektorale. Por ato nuk jane gjithcka.

Thoni qe roli i LSI ka qene determinant...
Sepse nese te gjithe e dine se pa angazhimin e LSI-se ne qeverisje shqiptaret nuk do te mund te levizinin lirisht ne hapesiren Shengen po ashtu te gjithe presin qe LSI te vazhdoje te kontribuoje per pershpejtimin e ritmeve te integrimit ne BE proces qe nuk do te mund te jete i suksesshem pa LSI-ne.

Pra dhe me 2013 do jeni percaktues per qeverisjen e vendit
Aktualisht LSI eshte perfshire ne nje proces teresor te riorganizimit dhe ridimensionalizimit te rolit te saj me synimin dhe bindjen qe ne zgjedhjet e vitit 2013 te jemi fitues dhe padyshim percaktues per krijimin e mazhorances. Pra pervec synimit per te qene fituese ne zgjedhjet e 2013-es LSI ka edhe pergjegjesine te ruaje dhe te ridimensionoje edhe vlerat e te majtes demokratike dhe europiane ne Shqiperi te braktisura e te harruara prej partise se vjeter qe gjithcka mund te jete por vetem socialiste jo.

Si e komentoni afrimin e PDIU ne qeverisje permes posteve te zv.ministrave
Per ta plotesuar mendimin tuaj me lejoni te saktesoj se PDIU eshte aleate e respektuar dhe e rendesishme e mazhorances qeverisese dhe nese do te kete perfaqesues te saj ne nivele me te larta te perfaqesimit qeverises padyshim qe do te kemi te bejme me me shume hapesira per kontribute me te medha.

Zoti Meta ashtu sikunder e ka mbrojtur me ngulm per nje vit me radhe pafajesine e tij tashme e ka te konfirmuar kete pafajesi edhe me vendim gjykate. Cfare do te thote kjo per partine tuaj
Zoti Meta nuk ka mbrojtur me ngulm dhe me shume prova dhe argumenta pafajesine e vet por permes nje beteje per drejtesine ka mbrojtur te verteten duke krijuar precedentin qe cdo personalitet politik i gjendur nen akuze me apo pa te drejte duhet te ballafaqohet me drejtesine dhe tia lere asaj ta thote fjalen e fundit. Prandaj Ilir Meta nuk zgjodhi te fshihej pas procedurave qe formalisht jane zgjidhje ligjore po permes nje ballafaqimi me shqyrtimin ne themel ai krijoi mundesine qe edhe opinioni publik te kuptonte qe e verteta ishte ne anen e tij. Duke qene nje fitore ligjore kjo per LSI eshte edhe nje fitore politike madje fitore e dyfishte. Sepse sa eshte fitore e drejtesise mbi manipulimin eshte dhe fitore mbi ata qe mbi kete manipulim ngriten e mbeshteten gjithe strategjine e tyre politike.

Mendoni se zoti Meta mund te kontribuoje me shume ne perberje te qeverise
Kontributet e zotit Meta nuk jane te kushtezuara domosdoshmerisht me pranine ne qeveri pasi duke qene Kryetar i LSI-se ai eshte fator i rendesishem qeverises. E theksova edhe me lart qe LSI eshte ne nje proces riorganizimi dhe ridimensionimi teresor perberese e te cilit eshte dhe analiza e gjithe performances tone qeverisese. Ne konkluzion te kesaj analize ne do te zhvillojme edhe Konventen Kombetare Zgjedhore dhe i gjithe ky proces padyshim qe drejtohet nga Kryetari i LSI. Personalisht mendoj se angazhimi i Ilir Metes ne qeveri do te ishte padyshim nje kontribut me shume dhe madje i rendesishem per LSI dhe per vete qeverine. Ky eshte gjykimi im po per te tilla vendime ne kohen e duhur do te duhet te gjykojne forumet drejtuese te LSI-se.

Komisioni i reformes zgjedhore eshte ne kulmin e punes se vet per ndryshimet permiresuese ne Kodin Zgjedhor. Sa bashkepunuese eshte PD me LSI-ne per te reflektuar edhe propozimet tuaja
Nuk ka asnje diference per ceshtjet thelbesore te reformes zgjedhore mes PD e LSI. Duke qene pjese e ketij procesi LSI ka si prioritet transparencen e garantimin e vlefshmerise se cdo vote. Pavaresisht sistemit LSI do te jete faktor percaktues vlere qe asaj ia jep pesha e votes dhe e mbeshtetjes popullore. Natyrisht ne synojme qe te mberrijme ne nje perputhshmeri sa me te plote te votes me mandatet e perfaqesimit pasi sistemi aktual krijon diferenca diskriminuese.

Ekziston mundesia e nje koalicioni parazgjedhor me PS
Per fatin e keq te socialisteve lidershipi i asaj partie ka zgjedhur te humbe. Ne nuk kemi asnje aresye te nderhyjme ne zgjedhjen e tyre.

Cili eshte komenti juaj per ecurine e hetimeve te ngjarjes se 21 janarit vecanerisht pas ekspertizes se ardhur nga FBI cka coi ne perfshirjen nen hetim te komandantit te Gardes se Republikes dhe te tre deputeteve te PS-se
Parimisht duke qene nje ceshtje ne hetim jo une po askush nuk ka te drejte te komentoje. Aq me teper qe ngjarja e 21 janarit te vitit 2011 per shkak te menyres se si u keqperdor nga politika eshte shnderruar ne nje ceshtje shume sensitive. Nderkaq duke qene se une nuk kam asnje mundesi te di detaje qe lidhen me hetimin edhe konkretisht e kam te pamundur te komentoj. Ajo qe mund te them se jashtmi eshte se hetimi duhet te jete profesional teresor rigoroz i pandikuar prej emocioneve politike me te vetmin synim zbardhjen e te vertetes dhe ndeshkimin ligjor te te gjithe fajtoreve.

Pertej bashkepunimit me PD ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit gje qe eshte deklaruar dhe nga zoti Meta mendoni se LSI do mund ta votoje ish-kreun e PS zotin Nano per postin e Presidentit
Gjithnje e kam konsideruar te panevojshem dhe jashte kohe diskutimin per emrin e Presidentit per sa kohe nuk kemi mberritur ende ne kohen kur sipas Kushtetutes duhet te zgjidhet Kryetari i Shtetit dhe qe perkon me mbarimin e mandatit te Presientit aktual. Sakaq zgjedhja e Kryetarit te Shtetit duhet te paraprihet prej nje procesi politik institucional dhe kushtetues jo per te gjetur nje emer po per te zgjedhur nje perfaqesues me integritet te plote qytetar politik dhe intelektual qe te garantoje qe institucioni i Presidentit te Republikes te jete jo vetem mbi palet por figure referente e vlerave me te mira te shoqerise shqiptare.

LSI do ta votoje zotin Nano
LSI respekton dhe vlereson cdo kandidature qe aspiron postin e Kryetarit te Shtetit por qendrimin e saj do ta shprehe pasi te kene vendosur forumet e saj drejtuese kur kandidatura te administrohet zyrtarisht ne Kuvendin e Shqiperise. Ne vleresimin tim nese PS do ta propozonte Fatos Nanon per postin e Presindetit do ti bente nder Partise Socialiste.
Shkrimi eshte botuar ne gazeten Shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›