E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimet e PS per Kodin Penal

Neni 45/a shtohet -

Zbatimi i ligjit penal ndaj Keshillit te Ministrave

Kryeministri dhe ministrat edhe pas mbarimit te detyres i nenshtrohen juridiksionit te zakonshem per veprat penale te kryera gjate ushtrimit te funksioneve te tyre.

Ministrat jane pergjegjes kolegjialisht per aktet e Keshillit te Ministrave dhe individualisht per aktet e institucioneve tyre.

Pergjegjesia penale e Kryeministrit dhe e ministrave rregullohen me ligj te vecante pjese perberese e ketij Kodi.

Neni 191/a shtohet

Falsifikimi i statistikave zyrtare dhe administrative

Falsifikimi i te dhenave statistikore zyrtare dhe administrative nga nepunesi publik ne ushtrimin e funksionit te tij zyrtar denohet me gjobe ose me burgim deri ne pese vjet.

Kur kjo veper kryhet ne bashkepunim ose me shume se njehere apo ka sjelle pasoje te renda ne deformimin e tregut ose ekonomine e vendit denohet me burgim nga dy vjet deri ne dhjete vjet dhe me gjobe nga peseqind mije deri ne dy milione leke.

Neni 153/a shtohet

Mosmarrja e masave per menaxhimin e ujerave

Mosmarrja e masave qe lidhen me

a parashikimin dhe menaxhimin e ujerave per te shmangur permbytjen e territorit

b parandalimin pakesimin dhe riaftesimin e cdo demtimi qe prek popullaten gjene e gjalle pronen trashegimine kulturore dhe mjedisin nga permbytjet prej personit pergjegjes dhe kur kane ardhur pasoja te renda denohet me burgim nga tre gjer ne dhjete vjet.

Neni 201/a shtohet

Mosmarrja e masave per ndikimin ne mjedis

Mosmarrja e masave parandaluese ndaj subjekteve qe shkaktojne ndotje te matshme te ajrit per treguesit e percaktuar demtime te perberesve te ekosistemit prishje te cilesise se ujerave per treguesit e percaktuar nga personat e ngarkuar per kontrollin dhe parandalimin e demtimit te mjedisit denohet gjobe ose burg deri ne pese vjet.

Shtohet neni 121/a

Perndjekja

Perndjekja e paautorizuar e nje personi ne forma te tilla si

a ndjekja nga pas b kontaktimi drejtperdrejt ose nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik ose nepermjet te treteve c perdorimi i te dhenave personale per te porositur sherbime ose mallra ne emer te dikujt ne menyre te paautorizuar ose nxitja e te treteve te marrin kontakte me te ne menyre te padeshiruar d kercenimi i viktimes ose nje personi te afert me te me demtimin e jetes shendetit ose lirise e si dhe kryerja e cdo veprim tjeter te krahasueshem per nga forma dhe pasojat me perndjekjen me qellim vendosjen e viktimes ne nje situate te rende psikologjike per te jetuar normalisht denohet me burgim deri ne 3 vjet ose me gjobe.

Kur kjo veper ka sjelle si pasoje rrezikimin serioz te jetes dhe shendetit te viktimes ose te nje personi te afert me viktimen denohet me burgim deri ne 5 vjet.

Kur vepra ka sjelle si pasoje vdekjen e viktimes ose te nje personi te afert me te vepra denohet deri nga 3 deri ne 10 vjet.

Neni 320 shtohet paragrafi

Mosekzekutimi pa shkaqe te perligjura i vendimit te gjykates

Kryerja e veprimeve me qellim qe te mos ekzekutohet ose pengohet ekzekutimi e vendimit gjyqesor qe permban urdher mbrojtjeje ose urdher te menjehershem mbrojtjeje perben kundervajtje penale dhe denohet me burgim deri ne dy vjet.
shekulli/sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›