Ministri i Transportit zbardh abuzimet me fondet e bashkise Rama

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi u përgjigjet publikisht akuzave të Partisë Socialiste në lidhje me reklamat, që sipas tyre Ministria e Transportit ka dhënë tek mediat që favorizon.
Sipas Ministrit të Transportit, ky dikaster ka shpërndarë dy spote në tre televizione kombëtare, siç janë televizioni publik, Tv Klan dhe Top Channel. Ministri Olldashi prezantoi fakte që vërtetojnë se në vitin 2007, Bashkia Tiranës, e drejtuar nga Edi Rama ka dhënë reklama për televizione lokale që ajo mbështeste.
Sipas ministrit Olldashi abuzimet e zotit Rama, si kryebashkiak shkojnë edhe më tej me prodhimin e reklamave në kompani që lidhen me interesat e tij.
Në mbyllje të fjalës së tij, ministri Olldashi theksoi se dokumentat e zbardhura vertëtojnë vjedhjet e bashkisë pikërisht me reklamat, e cila dikur drejtohej nga zoti Rama dhe këshilltar i tij ishte zoti Eduard Shalsi.