E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Strasburg

Kreu i shtetit Bujar Nishani u nis sot për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
 

Agjenda e Kryetarit të Shtetit në këtë vizitë parashikon takimin e Presidentit Nishani me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Jean-Claude Mignon, në përfundim të së cilit dy personalitetet e larta do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, si dhe takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjo Jagland.
 

Gjithashtu, në prani të personaliteteve të larta të politikës evropiane, Presidenti Nishani do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe do t`u përgjigjet pyetjeve të pranishmëve në këtë Sesion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
 

Gjatë qëndrimit në Strasburg, kreu i shtetit pritet të ketë dhe një takim dhe me punonjësit shqiptarë të Këshillit të Evropës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›