Sulaj: Ankesa ne Kushtetuese do shqyrtuar
Nje nga mbrojtesit me te medhenj te qendrimit se Presidenti duhet te zgjidhet nga populli, deputeti Dashnor Sulaj, deklaroi dje se ankimi ne Gjykate Kushtetuese e ndryshimeve ne Kushtetute ishte nje ide qe duhej shqyrtuar. Duke mos u shprehur kunder diskutimit te amendimeve ne Gjykate Kushtetuese, deputeti i PD-se theksoi se ai vazhdonte t'i mbetej qendrimit te tij se presidenti i ardhshem ne vend duhej te zgjidhej nga populli. Deputeti i PD-se, Sulaj, qe njihet edhe si nje nga mbeshtetesit me te medhenj te Presidentit Topi votoi kunder nenit te Kushtetutes qe sanksiononte zgjedhjen e presidentit nga parlamenti me nje shumice te thjeshte votash ne raundin e katert dhe te peste te votimit.