Oferta PS Se shpejti zyrtare protestat me 26 nentor
Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama pritet qe te bejne zyrtare oferten e re te kesaj force qe tashme nuk kerkon me hetimin e fleteve te votimit por vetem te materialeve zgjedhore. Keshtu kjo terheqje e opozites nga qendrimi i saj i meparshem qe ne te vertete shkaktoi edhe ngercin politik me shume se njevjecar ne vend pritet te sjelle edhe reagime pozitive nga mazhoranca gjithmone nese oferta mbetet e tille dhe pa ndryshime qe bien ne kundershtim me ligjin. Pra deklarata e Edi Rames se nuk kerkon te hetoje fletet e votimit por materialet zgjedhore pritet te kthehet ne nje dokument te shkruar. Ne kete menyre e gjitha politika e meparshme e ndjekur nga PS-ja dhe aleatet e saj ne fakt tashme ka shkuar ne ate qe propozonte dhe mazhoranca qe ne fillim pra hetim te materialeve zgjedhore dhe per fletet e votimit ti drejtohen gjykates. Por opozita nuk e pranoi kete propozim te se djathtes dhe tashme jo vetem qe po risjell te njejtin propozim por tanime nuk kerkohen fare fletet e votimit. Kjo duket edhe nga deklarata e Spartak Ngjeles i cili u shpreh se oferta e re e opozites do te zyrtarizohet dhe per sa u perket fleteve te votimit ato nuk kane me rendesi. Do te vije nje kerkese qe do te thuhet se objekti i komisionit te hetimit parlamentar eshte hetimi ne kutite e materialeve te votimit dhe nuk na duhet fare me ato te tjerat. Nuk i duam ti shohim me sy fletet e votimit fare. Ti bejne cfare te duan. Te zbatojne ligjin te mos zbatojne ligjin ti hedhin ne Lane te bejne cfare te kene qejf - tha Ngjela. Tashme pritet qe oferta e re e Partise Socialiste te paraqitet ne Parlament dhe e rendesishme eshte qe ajo te mos pesoje ndryshime nga deklaratat e fundit te bera nga kreu i PS-se. Kjo pasi pak kohe me pare ai deklaroi se oferta e re eshte tashme ne zyren e Kryeministrit e dorezuar ne tryezen e pare te partive politike per reformen zgjedhore por ne fakt ajo oferte ishte e njejte me ate te muajit shtator pasi ne te kerkohej hetim i pakufizuar i zgjedhjeve. Ne oferten e re pritet qe te kerkohet hetim i materialeve zgjedhore sigurisht me shumice te anetareve socialiste dhe kryesi te tyre gje kjo qe eshte mirepranuar me kohe edhe nga Kryeministri Berisha. Por nga ana tjeter opozitaret nuk kane reshtur se beri presion mbi qeverine dhe kreun e saj me ane te protestave gje qe e kane bere shume shpesh keto kohet e fundit. Ne fjalen e tij Ngjela nenvizoi se nese nuk hapen kutite ato te materialeve zgjedhore do te rifillojne protestat dhe presioni i tyre dhe sipas planit te opozites e para prej tyre do te zhvillohet ne Elbasan. Nese mazhoranca do te hezitoje te hape kutite tensioni i protestave do te jete maksimal. Ne daten 26 fillojme protestat ne Elbasan. Mendojme se do te jene me te medha se ato qe kane qene. Nuk ka ulje tensioni derisa te kemi kutite ne dore. Sa me shume te hezitohet per te na dhene kutite e materialeve aq me te ashpra do te jene protestat. Madje kete radhe me radikalizim total - u shpreh Ngjela.