E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Sharrë, Avokati i Popullit apelon për tolerancë

TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani, shprehu sot, me anë të një deklarate për shtyp, "falenderim dhe vlerësim të veçantë për policinë, e cila e dëshmoi veten në lartësinë e detyrës, duke përballuar me profesionalizëm situatën e krijuar dje në repartin ushtarak të Sharrës, gjatë dërgimit atje nga Ministria e Punës të 8 familjeve të komunitetit rom".

"Ftojmë grupin e vogël të banorëve fqinj me repartin ushtarak, të përfshirë në incidentet e djeshme me policinë, që t'i bashkohen frymës së tolerancës dhe bashkëjetesës së qytetarisë së mirë", tha Totozani.

"Përkrahim Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në përpjekjet për të siguruar kushte normale jetese për familjet e minoritetit rom dhe e nxisim atë për plotësimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit lidhur me kushtet bazë të jetesës në ish- repartin ushtarak në zonën e Sharrës", deklaroi Avokati i Popullit.

Ai theksoi se sot është 9 Maji, dita e paqes dhe e unitetit në Europë. "Në këtë Ditë të Europës, është koha të përsërisim apelin që kemi bërë që në ditët e vështira të dimrit të këtij viti, kur ky komunitet i dëbuar u bë i njohur për publikun, se vlerat evropiane janë një pikësynim i përditshëm i kuptuar tashmë qartë nga qytetarët e këtij vendi", tha Totozani.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sharrë, banorët kundër Romëve, përleshen me policinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›