Cipras letër FMN, KE, BQE: Memorandumi nuk do të zbatohet!
ATHINE - Media greke bën të ditur se kryetari i Koalicionit të së Majtës Radikale, SYRIZA, Aleksis Cipras sot paradite, do t’iu dërgojë letra Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane. Sipas njoftimeve, zoti Cipras do të njoftojë nëpërmjet këtyre letrave, se angazhimet e ndërmarra nga qeveria e mëparshme nuk mund të aplikohen, pasi populli grek me votën e e tij i kundërshtoi dhe i hodhi poshtë ato.
Kreu i koalicionit të dytë fitues, ka vendosur disa kushte të dialogut për krijimin e një qeverie koalicioni; anulimin e ligjeve për prerjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve, anulimin e ligjeve që eliminojnë të drejtat e punëtorëve, kontrollin e sistemit bankar në vend dhe ngritjen e një komisioni ndërkombëtar auditimit për të hetuar masën e borxhit publik. Cipras në gjithë deklaratat e tij ka theksuar se vendimi i 6 majit ishte për çvlerësimin e Memorandumit dhe në këtë kontekst ai iu kërkoi dje Samaras dhe Venizelos të marrin mbrapsht angazhimet e tyre para ndërkombëtarëve, për zbatimin e masave shtrënguese.
Në tone të mprehta reagoi lideri i ND A. Samaras, i cili ftoi z Cipras të "takohen" duke e siguruar se nuk do të anulojë nënshkrimin e tij dhe se nuk ka ndërmend të nënshkruajë për shpërbërjen e vendit. Venizelos insiston në propozimin e tij për një qeveri të unitetit kombëtar vetëm vendos një kusht qëndrimin e vendit në eurozonë, gjë që sipas tij do të jetë "thelbësore" në diskutim. Absolutisht negativ ishte reagimi i Partisë Komuniste. Vetëm kryetari i partisë më të vogël në parlamentin e ri, Fotis Kouvelis (DIM.AR.) ka rënë dakord, por në kushtet e formimit të një qeverie me legjitimitetin të gjerë popullor.
Pavarësisht përpjekjeve të kreut të SYRIZA-s për të zgjeruar audiencën e udhëheqësve politikë madje edhe me parti jashtë Parlamentit, në të njëjtën kohë vihet re rritja e retorikës së tij, duke folur për anulim të Memorandumin dhe imponim të një "moratoriumi" për administrimin e borxhit grek. Edhe kërkesa drejtuar Samaras dhe Venizelos për tërheqjen e angazhimeve të tyre, nuk lë vend për optimizëm lidhur me formimin e qeverisë. Kështu gjithë situata dhe kushtet e vëna prej tij sjellin edhe më afër zgjedhjet e reja.
REAGIME
Huadhënësit e Greqisë e kanë refuzuar paraprakisht perspektivën që propozon Cipras.
"Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe demokracisë në Greqi dhe ne presim që forcat politike për të formuar një qeveri koalicioni, e cila do të mbështesë reformat", tha Komisioneri Evropian Olli Rehn në një konferencë të përbashkët shtypi me Jose Barroso.
Për përmirësim, por jo për rishikim të kushteve të marrëveshjeve të financimit, flet presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz.
BQE nuk do të pranojë rinegocim të paketës së shpëtimit të Greqisë, bëri të qartë, një drejtor i Bankës Qendrore Asmousen Gergk.
Kancelarja gjermane dhe udhëheqësit e tjerë evropianë duhet të ndryshojnë strategji në përgjigje të krizës, thotë kreu i Institutit Financiar Ndërkombëtar (IIF) Charles Dalaras.