Partitë e Vogla: Ti jepet fund kontestimit të zgjedhjeve
Tiranë- Partitë e Vogla u mblodhen ditën e sotme në një tryeze ku ri përsëriten apelin për marrjen parasysh të kërkesave të tyre për Reformen Zgjedhore.
Bashkëdrejtuesi i tryezës, Paskal Milo i Demokracisë Sociale ritheksoi se kërkesa e 26 partive të vogla është e drejtë pasi kërkon barazinë e votës së qytetarëve.
Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet ta marrë sa më shpejt në shqyrtim pasi do ti bënte mirë klimës politike në vend- tha më tej Milo.
Në fjalën e tij kreu i PR-së, Fatmir Mediu duke vlerësuar klimën politike të krijuar në vend tha se Shqipëria duhet të marrë shembull nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në Greqi, Francë e Serbi dhe klasa politike të reflektojë pjekuri në zgjedhjet e 2013-ës.
‘Kjo tryezë do të ndihmojë në arritjen e një refome zgjedhore ku të respektohen vota e elektoratit shqiptar dhe të gjitha subjektet që do të konkurojnë për zgjedhjet e ardhshme parlametare të 2013-ës të kenë shanse të barabarta konkurimi. E djela e kaluar shkaktoi një arsye më shumë që të reflektojmë edhe ne në politikën shqiptaretë gjitha subjektet konkuruese skishin asnjë kontestim për zgjedhjet, rezultati doli shumë shpejt, humbësit pranuan fitueit dhe dëshrioj që edhe Shqipëria të tregojë një pjekuri politikedhe të dalë përfundimisht nga harta e vendeve që konstetojnë zgjedhjet që realisht Shqipëria e ka patur problem- tha Mediu.
Duke shtuar: Ne shpresojmë se Komisioni i Reformes Zgjedhore të marrë parasysh të gjithë rekomandimet që kanë nënshkruar 26 partitë politike, përfshirë edhe drejtuesit e partive të medha, kjo reforme brenda afate që tashmë ka miratuar Kuvendi të marrë parasysh ato dhe të implementohen në Kodin Zgjedhor aq ma tepër sa i takon mënyrës së korektimit të mandateve në Kuvendin e ardhshëm’.
Në të njëtën gjatësi vale me zotin Mediu ishte edhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinshi i cili deklaroi që Komisioni i Reformes Zgjedhore të marrë parasysh kërkesat e nënshkruara nga 26 parti.
‘…raporti i zgjedhjeve në Armeni është më i mirë së në Shqipëri. Për domsodoshmërinë e reflektimit të asaj që është rënë dakort, duke kujtuar që mungesa e konsesusit për reformën ka qënë një ndër arsyet që kanë dështuar zgjedhjettashmë s’mund të fshihet tashmë gjoja pas rekomandimeve të ODHIR-it sepse dhe rekomandimet sugjerojnë vazhdimisht që të mos ketë deformime të votës në mënyrë artificiale. Ja lënë vullentit politik nevojen e korektimit dhe përmisimit të sistemit. Vullent që tashmë është shprehur, dhe është më i shprehuri që ka ndodhur ndonjëherë që 26 parti janë dakort për të reflektuar këtë ndryshim’- tha Gjinushi.
I cili ka nënvizuar: ‘Ritheksojmë se nuk duhet ndërhryje në Kushtetutë… Të paktën reforma të mos dështojë që në letër…- tha Gjinushi.
vijon…
Dorina Bilbili/IDEA/