Incidenti në Vjenë, Berisha: Rama nuk kontrollon dëshpërimin, kryen akte ordinere
LEZHË- Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në përurimin e Impiantit të Pastrimit të Ujërave në Shëngjin. Gjatë fjalës së tij Berisha vlerësoi se investimi prej 12 milion eurosh është me rëndësi jetike për potencialet turistike që ka Lezha dhe Shëngjini.
"Vepër jetike, e cila do e bëjë potencialin turistik të kësaj zone të shfrytëzohet në shkallën më maksimale. Do të bëjë që çdo turist, çdo vizitor që do të vijë në Shqipëri, të vijë pa ndrojtje, të vijë me kënaqësi të shfrytëzojë plazhet dhe ujërat e detit në këtë zonë. Pasi ato sot e tutje do të jenë ndër ujërat më të pastra të kësaj toke. Ky impiant mbledh të gjithë ujërat e dy qyteteve më të mëdha të kësaj zone. Impianti pas trajtimit me metodat më të sigurta i nxjerr ato ujëra me zero ndotje”, u shpreh kreu i qeverisë.
Shefi i qeverisë theksoi se mazhoranca shkon në zgjedhjet e 23 qershorit me një program , i cili do krijojë 250 mijë vende pune, ndërkohë që sipas tij pala tjetër është e tmerruar nga disfata. Berisha iu rikthye edhe një herë incidentit të kryesocialistit Rama në Vjenë duke e akuzuar se kreu 'një nga aktet më ordinere' nga deshperimi i humbjes. Berisha premtoi mbajtjen e zgjedhjeve të qytetëruara.
“Të palën tjetër ka frikë, tmerr nga disfata e radhës. Kur i thashë 10 ditë më parë kontrolloje dëshpërimin, pati njerëz që më panë me habi, por ja cfarë ndodhi në Vjenë, ajo që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë politike. Vajti në një vend mik, kreu një nga aktet më ordinere, dhe më poshtëruesit. Ne do i japim vendet zgjedhjet më të qytetëruara për të lënë me gisht në gojë ato që thotë se shqiptarët nuk dinë të votojnë. U them mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës. Shqiptarët dinë të respektojnë cdo votë dhe rezultat”, shtoi Berisha.
Kryeministri akuzoi liderin e opozitës se tentoi të shtyjë zgjedhjet parlamentare dhe të fusë KQZ në kolaps. Berisha nënvizoi se Rama po bën ‘betejën’ e ish-anëtarit të KQZ Ilirjan Muho.
“Pasi kërcënoi me largimin nga zgjedhjet për të shtyrë datën e zgjedhjeve, pasi një gjë ka ditën e gjykimin e ka ditën e ferrit, pasi tentoi të shtyjë zgjedhjet dhe të vërë në kolaps KQZ, tani bën betejën e muros, ‘beteja’ e Muhos është beteja e tij e parafundit e dështuar se e fundit me 23 qershor. Kur të mendosh se Muho do kthehet në KQZ dije se është kthyer Kuqo dy herë më shumë sesa Muho. Merr Kuqon dhe Muhon dhe bëji deputet se ne do shkojmë drejt zgjedhjeve”, përfundoi Berisha.
Berisha akuzoi kryetarin e PS-së, për mashtrim dhe shpifje kur thotë se do heqë taksat. Kryeministri i është përgjigjur edhe akuzave të socialistëve se demokratët votohen vetëm nga të varfrit.
“Pala tjetër ofron një mal 10 herë më të madh se ky mal që kemi këtu me mashtrime dhe trillime. Së dyti shpifje më të zeza që këto ujëra që përpunohen në këtë impiant. Së treti , taksat e etërve të tyre.... vëllezër mos harroni se shumë e shumë nga ne jemi rritur në një sistem që na thoshte se jemi vendi i vetëm në botë pa taksa. Kështu thotë sot zotëria. Ai beson se duke rrënuar të pasurit do ndihmojë të varfrit. Ai është kontradiktor. Se për ne votojnë vetëm të varfrit. Shiheni hartën thotë. Së pari do i them se e kam për nder të pakufishme cdo votë të cdo shqiptari të varfër të papunë dhe cilido që është. Do i them se kurrë nuk mund të ndihmohen të varfrit duke shkatërruar të pasurit, të varfrit ndihmohen me reforma të thella të cilat krijojnë cdo dite vende të reja pune, dhe u japim mundësi financimi dhe kreditimit.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Rama përpjekje për të shtyrë zgjedhjet, do mbetet me gisht në gojë