E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin- Përurohet impianti i ujërave të zeza, Berisha: Jetike për zonën

berisha-ne-shewngjinShëngjin- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka qenë në zonën e Shëngjinit ku ka inaguruar impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në këtë zonë, të cilën e ka cilësuar një vepër jetike për këtë pjesë të vendit.

Duke u nisur nga kjo, shefi i qeverisë premtoi  se programi qeverisës i Partisë Demokratike do të bëjë që në katër vitet e ardhshme në brigjet bregdetare të pushojnë 7 milionë turistë në vit nga mabrë bota.

“Po shkojmë drejt zgjedhjeve,  me një program që do bëjnë Shqipërinë të harrojë këto  që kemi realizuar gjatë dy mandateve të tjera, do bëjmë që në brigjet e Shqipërisë, Shëngjin, Velipojë e kudo të pushojnë në vit 7 milion turistë nga mbarë bota, do krijojmë 250 mijë vende pune në turizëm, qytete, biznese, ferma, energji e sektorë të tjerë”,- tha ai.

Teksa përsëriti premtimet elektorale: “Ne që u zotuam për Shqipërinë dixhitale që 5-6 vjet më parë dukej e largët e sot është realitet, do bëjmë që të jemi lider në rajon për teknologjinë e lartë në zhvillimin teknologjik. Ne do fianlizojmë infrastukturën moderne në çdo skaj. Do 3- fishojmë grantet për fermerët shqiptarë, do bëjmë gjithçka për një ciëlsi të shkollimit e punësimin e të rinjve grave e burrave të Shqipërisë. Statusin e vendit anëtar do e marrim dhe negociatat për vend anëtar në BE”,- tha kryeministri.

Berisha: Beteja e Muhos, e parafundit për Ramën

Ndërsa nga Shëngjini lideri i mazhorancës nuk harroi pa sulmuar edhe kundërshtarin e tij politik, liderin e opozitës Edi Rama. Berisha tha se “Betaja e Muhos është beteja e parafundit e humbur,sepse beteja e fundit është ajo e 23 qershorit”,- duke theksuar se nuk do të lejojë propozimin e PS-së për të riformatuar KQZ-në me anëtarët që kishte. “Kur thë kthehet Muho në KQZ, është kthyer kuqoja dy herë më shpejt se Muhoja, – ironizoi Berisha.

Berisha theksoi se Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të shkëlqyera. Ndërsa duke folur për propozimin e PS-së për taksën progresive, kryeministri tha: “ Beson se duke rrënuar të pasurit do ndihmojë të varfërit. Kurrë s’mund të ndihmohen kështu të varfërit, ata ndihmohen me reforma të thella që krij0jnë çdo ditë vende pune, të reforma të cilat ju japin mundësi krediti, financimi, gjithnjë një shans të dytë kur shansi i parë ska funksionuar për ta”,- u shpreh Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›