E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon greva tek Margarita Tutulani, përkeqësohet gjendja e banorëve

grevaTiranë- Greva e urisë në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të tretë dhe sot janë vënë re përkeqësime në gjendjen e grevistëve.

Gerva e 14 familjeve nisi pasditen e së enjtes, pasi një ditë më parë ata u nxorrën me forca nga banesat e tyre, në saj të ligjit për lirimin e banesave për ish-pronarët.

Aktualisht në grevë janë 10 persona, pasi dje katër të moshuara u larguan për shkak të problemeve shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat mjeku Fatos Karaulli u shpreh se gjendja e tyre ka nisur të përkeqësohet, ndërsa ka thënë se duhet të merren mjekime të vazhdueshme. Kjo pasi sipas tij disa janë të moshuar dhe kanë çrregullime tensioni.

Vetë banorët shprehen se do të vijojnë grevën deri sa shteti të gjejë një zgjidhje, pasi ta kanë mbetur në mes të katër rrugëve, për shkak se ata janë pensionistë dhe të papunë, nuk përfitojnë dot kredi në mënyrë që të blejnë një banesë tjetër.

Një ditë më parë me ta u takua kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili tha se fillimisht do tu gjejë disa ambiente me qera, derisa të përfundojë proceduar për të përfituar banesa sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›